Gjykata e Larte në Holandë vendosi për ekstradimin e Arben Frrokut në Shqipëri. Frroku është arrestuar në Prill 2016 në Holande mbi bazën e një urdhër arresti të lëshuar për atë nga Interpol.
Arben Frroku ishte dënuar me burg të përjetshëm nga Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj. Por ky dënim është dhënë në mungesë pasi Frroku ishte arratisur pas shpalljes së vendimit të pafajësisë nga Gjykata e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda, në 4 prill 2015, i cili i dha atij mundësinë e lirimit nga qelia.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/