Cadra e protestës së opozitës ka humbur sot një nga protestuesit më aktiv të saj, Avni Bega, banues në Tepelenë. Sipas miqve të tij dhe deputetëve të opozitës ai ka qenë thuajse i përhershëm në çadrën e ngritur nga PD përbalë me zyrën e kryeministrit. Deputetja e PD-së për Tropojës ka shprehur hidhërimine saj për largimin nga jeta të protestuesit Tepelenas si dhe ka postuar një foto që kohë më parë ishte hedhur në llogarinë e Begës në facebook.
Postimi i Mimoza Hajdarmataj:
“Cadra e Lirisë humbi sot një luftëtar të paepur por kauza e Avniut dhe e gjithë shqiptarëve do të fitojë.
Keqardhje dhe trishtim të thellë për humbjen e parakohshme të Avni Begës.
Ngushëllimet më të përzemërta familjes, miqve, të afërmve dhe gjithë demokratëve në Tepelenë për ikjen e parakohshme të Avniut.
Një demokrat i shkëlqyer, një partiak me zell dhe pasion të jashtëzakonshëm, cdo ditë në Sheshin e Lirisë për kauzën e zgjedhjeve të lira.
Avniu kishte shumë besim në fitore dhe amaneti i tij është për ne një frymëzim edhe më i madh për ta cuar deri në fund rrugën e nisur. I lehtë i qoftë dheu.”
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/