FOTO & DETAJE/ Qafë Thanë, arrestohet bullgarja, ja ku e kishte fshehur...

FOTO & DETAJE/ Qafë Thanë, arrestohet bullgarja, ja ku e kishte fshehur drogën

68
0
Shares

Drejtoria e Policisë Kufitare Korçë goditi dje një rast tjetër të “Trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike”, ndërsa ka sekuestruar 21 pako me peshë 5,6 kg lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa.
Mësohet se është arrestuar në flagrancë një shtetase bullgare transportuese e lëndës, si edhe janë shpallur në kërkim dy bashkëpunëtorë të dyshuar të saj.
Zyrtarisht Policia Vendore e Qarkut të Korçës bën të ditur se , shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë-Thanë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetases, Maria Piskova Kurtanovic , 28 vjeçe, banuese në Pazarxhik Pllavdiv- Bullgari.
Sipas Policisë, dje, kjo shtetase u paraqit në dalje të Republikës së Shqipërisë me mjetin tip “Mercedes-Benz” me targa BL 987 TS.
Nisur nga dyshimet e shfaqura, ky mjet u përzgjodh nga shërbimet e Policisë Kufitare, për verifikim në vijën e dytë, ku në bashkëpunim edhe me strukturat e Doganës u krijuan dyshime se në të mund të ishte fshehur lëndë e dyshuar narkotike.
Gjatë kontrollit të ushtruar, konkretisht në pjesën e prapakolpit të këtij mjeti u konstatuan dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 21 pako të mbështjella me letër natriban me peshë 5,6 kg lëndë e dyshuar si narkotike Cannabis Sativa.
Gjithashtu në vijim të hetimeve policore lidhur me këtë ngjarje u bë shpallja në kërkim policor e K. N., 42 vjeç, dhe S. N., 54 vjeç (vëllezër, të dy banues në Sarandë)
Dyshohet se këta persona i kanë dhënë në përdorim mjetin tip “Benz” me targa BL 987 TS, me të cilin u kap shtetasja bullgare.
Në cilësinë e provës materiale u bllokuan
•     21 pako me peshë 5,6 KG lëndë e dyshuar  si narkotike Cannabis Sattiva
•     Mjeti tip “Benz” me targa BL 987 TS
•     70 Euro
•     1 aparat celular.
Veprimet proceduriale të rastit, u kryhen nga Specialistët e Seksionit për Narkotikët, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Krimeve të Rënda në Tiranë për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë”parashikuar nga nenet 283/a/2/ e 22 të Kodit Penal.
qafe thane droge_copy_1

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY