Ja familjet që përfitojnë bonusin e strehimit

Ja familjet që përfitojnë bonusin e strehimit

67
0
Shares

Janë 61 familje që do të mbështeten financiarisht nga Qeveria për të përballuar qiranë mujore. Ministria e Zhvillimit Urban ka publikuar dje emrat e përfituesve, për të cilët është në dispozicion fondi 2.1 milionë lekë të rinj.
“61 familje në 5 bashki, konkretisht në: Mirditë, Has, Kolonjë, Korçë dhe Pogradec, do të mbështeten financiarisht gjatë vitit 2017, nga Ministria e Zhvillimit Urban për strehimin e tyre, përmes programit të bonusit të strehimit”, bëhet e ditur përmes njoftimit.

bashki emrat
Që prej vitit 2014 e deri në dhjetor të vitit të kaluar, 89 familje në 30 bashki të vendit përfituan financim deri në masën 50% të qirasë minimale të tregut, nga ky program. Këtyre fituesve u shtohen tanimë edhe 61 familjet e mbështetura me fondet e vitit 2017 për strehimin, duke e çuar në 150 numrin e familjeve në total në këto 4 vite.
Afati i lidhjes së kontratës së qirasë nuk mund të jetë më i shkurtër se 1 vit. Në ligj është e përcaktuar se familja që ka përfituar bonusin e strehimit mund të dalë nga kjo skemë pas një viti, nëse vërtetohet që ajo ka zgjidhur problemin e strehimit, ose nëse të ardhurat e familjes janë rritur aq sa për të përballuar pagesën e qirasë.
Për llogaritjen e bonusit të strehimit, që mundësohet nga shteti, merren në konsideratë të ardhurat mujore që familja gjeneron. Kështu, p.sh, nëse një familje ka 30 mijë lekë të ardhura mujore dhe i duhet të paguajë 15 mijë lekë qiranë, atëherë bonusi që ofrohet nga shteti është 6 mijë lekë. Diferencën prej 9 mijë lekësh e paguan familja.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY