Sarandë, atentat biznesmenit Haxhia, plagoset dhe një tjetër

Sarandë, atentat biznesmenit Haxhia, plagoset dhe një tjetër

154
0
Shares

 

Janë plagosur rëndë nga një sulm me armë Rudin Haxhia dhe Klajdi Haxhia ndërkohë që udhëtonin me një makinë të zezë në rrugën Sarandë-Bistricë.

Makina është qëlluar me breshëri me armë zjarri dhe ka lënë të plagosur rëndë të dy personat që po udhëtonin me makinë.

Sipas policisë Rudin Haxhia është në gjendje të rëndë dhe është nisur drejt Tiranës.

Ai ka qënë më parë oficer policie dhe ka në pronësi 2 disko, njera prej tyre disko Ecuador. Rudin Haxhia i ka shpëtuar 4 atentateve që janë kryer ndaj tij kohë më parë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY