EKSPERTIZA/ Tiranë, zbardhet shkaku i djegies së ashensorit dhe vdekjes së një...

EKSPERTIZA/ Tiranë, zbardhet shkaku i djegies së ashensorit dhe vdekjes së një gruaje te “Fresku”

55
0
Shares

Lidhur me rastin e rënies së zjarrit në ashensorin e pallatit ku ka humbur jetën shtetasja D. D., Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka administruar aktin e ekspertimit mjeko-ligjor për ekzaminimin e kufomës ku përcaktohet se shkaku i vdekjes së D. D., ka qenë asfiksia indore (vuajtja e qelizave për oksigjen) si rezultat i mbidozimit me monoksid karboni.
Gjithashtu është administruar edhe akti i ekspertimit të zjarrit nga drejtoria e MZSH ku përcaktohet se shkaku i rënies së zjarrit ka qenë djegia e droselit të ndriçimit duke djegur pjesën e tavanit. Njëkohësisht kjo lidhje e shkurtër ka shkaktuar nxehtësi dhe flakë në të gjithë rrjetin elektrik të linjës monofaze qe ushqen ndriçimin e kabinës së  ashensorit dhe elektromotorit mbi kabinë që shërben për hapjen dhe mbylljen e portave. Eshët krijuar dhe vatra e dytë e cila ka qenë më e fuqishme  dhe me intensitet më të lartë flakë dhe temperature. Kjo vatër me zhvillim të menjëhershëm, mendohet se ka dëmtuar hidraulikun e ashensorit duke krijuar rrjedhe vaji.
Nga këqyrja e vendit të ngjarjes arrihet në konkluzionin se zjarri është shkaktuar nga rënia në lidhje të shkurtër të droselit të ndriçimit të kabinës se ashensorit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY