5 plumba në trupin e pronarit te te ‘Ecuador”

5 plumba në trupin e pronarit te te ‘Ecuador”

279
0
Shares

Policia ka sqaruar momentin e atentatit ndaj pronarit të diksove në jug të vendit. Rudin Haxhia është goditur nga një makinë tjetër duke shënuar atentatin e pestë kundër tij në harkun e 7 viteve. Atentati i parë ndaj tij ishte në vitin 2008.

disco ekuador

Ne foto, pamje te diskos Ekuador ne Sarande ku Haxhia eshte pronar

“Rreth orës 15:45, në aksin rrugor “Delvinë-Bistricë”, në vendin e quajtur “Shtreg”, nga një automjet “AUDI”, persona të paidentifikuar kanë hapur zjarr në drejtim të mjetit “Volskëagen” ku ndodhej Rudin Haxhia me nje person tjetër.

Mjeti “Volskëagen” me targë: AA945JG (në pronësi të: B.Ll. 30 vjeç, banues në Vlorë) drejtohej nga shtetasi:

Emeid Haxhia, 28 vjeç, i cili ka marrë dëmtime (dëmtuar me 2 plumba në këmbë) bashkë me shtetasin tjetër të quajtur: Rudin Haxhia, 38 vjeç, i cili është dëmtuar me 5-plumba në pjesën e shpatullës dhe 1-plumb në këmbë (të dy – djem xhaxhallarësh me banim në Tepelenë)”, saktëson policia.

Shtetasit e dëmtuar janë nisur në drejtim të Tiranës për mjekim më të specializuar.

Policia ka sekuestruar 18-gëzhoja model-56 dhe 1- gëzhojë Pistolete tip TT.

Shërbimet e Policisë së Sarandës dhe Delvinës janë organizuar dhe kanë ngritur pika të shumta kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY