Kreu senatorëve italianë të Forca Italia: Krimi i organizuar kërcënon zgjedhjet, duhet...

Kreu senatorëve italianë të Forca Italia: Krimi i organizuar kërcënon zgjedhjet, duhet qeveri besimi në Shqipëri

59
0
Shares

“Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Italisë qëndrojnë në rrënjët e historisë, por konkretizohen edhe në aktualitetin e një marrëdhënie dypalëshe. Vendi ynë nuk mund të qëndrojë indiferent për krizën politike në Shqipëri në këtë moment”, thotë Paolo Romani, Kryetari i Senatorëve të Forza Italia, në Itali.

“Italia ka qenë gjithmonë aleati kryesor i procesit të integrimit evropian të Shqipërisë, dhe do të vazhdojë të mbajë një rol udhëheqës dhe mbështes në këtë tranzicion delikat. Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Italisë qëndrojnë në rrënjët e historisë, por konkretizohen edhe në aktualitetin e një marrëdhënie dypalëshe. Vendi ynë nuk mund të qëndrojë indiferent për krizën politike në Shqipëri në këtë moment”, thotë Paolo Romani.
Kryetari i Senatorëve të Forza Italia thekson se ajo është “një krizë politike që është kthyer në një situatë të komplikuar për shkak të pranisë së madhe të krimit të organizuar në fushën e prodhimit dhe trafikimit të bimëve narkotike. Nga të dhënat e fundit ka rritje të madhë trafikimi i kanabisit drejt territorit tonë, ku vihen re institucionet tona me në krye shqiptarët që janë protagonistë. Në këtë situatë është i domosdoshëm menaxhimi i  zgjedhjeve të ardhshme nga një qeveri besimi, e mbështetur nga shumica dhe opozita, siç kërkohet edhe nga Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, që përfaqëson Lëvizjen Socialiste për Integrim, që është faktori kryesor për të përmirësuar klimën e perballjes politike mes partive kryesore shqiptare, Partia Socialiste e kryeministrit Edi Rama dhe partia demokratike kryetar i të cilës është Luzlim Basha, respektivisht qeveria dhe opozita. Për ti dhënë vendit një ligj të ri zgjedhor, pas dështimit të reformës duhet të mblidhen dhe të debatojnë në Kuvend për të siguruar zgjedhje demokratike dhe të lira. Vetëm në praninë e këtyre kushteve, procesi i integrimit të Shqipërisë në BE mund të shkojë e papenguar dhe nën përkujdesjen më të mirë. Italia duhet të luajë një rol kryesor në të gjitha zyrat evropiane për të mbështetur Shqipërinë në një ecuri pozitive të kësaj faze dhe në arritjen e hyrjes së objektivit final në Bashkimin Evropian”, përfundon ai.
DRONI.al
pr_copy_1

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY