Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

ILIR SECI/ Sot 75 vjet má para At Fishta shkoi me vdekë pak…

31/12/2015
ILIR SECI/ Sot 75 vjet má para At Fishta shkoi me vdekë pak…
Share on FacebookShare on Whatsapp

…Më 30 dhjetor 1940, mbylli sytë dhe shkoi má vdekë pak, At Gjergj Fishta, Poeti ynë Kombëtar…
…Shkoi me vdekë vetëm pak sepse për At Fishten nuk ka mordje… Poeti i Kombit tonë la mbrapa pavdeksinë! Ai asht i përjetshëm për aq kohe sa ka me rrnúe gjuha shqype që u pasunue edhe má prej pendës se aedit shqiptar…Motèt dhe stinat shkojnë e vijnë po Homeri shqiptar rrnon, rrnon për aq kohë sa ka me kenë e lehtë mbi vorr ledina :

“Lehtë u kjoftë mbi vorr ledina,
but u kjofshin moti e stina,
ak’lli, bora e serotina:
e der’ t’ këndojë n’mal ndo’ i Zanë,
e der’ t’ ketë n’ detë ujë e ranë,
der’ sa t’shndërisin diellë e hanë,
ata kurr mos u harrojshin,
n’kangë e n’valle por u këndojshin.
E njaj gjak, qi kanë dikue,
ban, o Zot, qi t’jesë tue velue
për m’ia xe zemrën Shqiptarit,
për kah vendi e gjuha e t’Parit!”…

…Dekën e tij nuk e kane ne dore njerëzit të cilët provuen me e vdekë por kurrë s’mujtën! Çka nuk provuen me e ba të vdekshëm!?…Argatët e shkjaut të zi ja morën eshtnat dhe ja hodhën në lumin e Kirit! Harruen se ashtu e nderuen má shume! E hodhën në ujnat e kthjellta të Kirit që rrjedh prej Dukagjini, Kiri ja la ndorè Drinit te bashkuem që asht arteria kryesore e Kombit shqiptar, Drini me Bunën e mueren mbasandej e plot besë ja percuellen ato eshtna Detit të Adriès…
Pa e ditë komunistat i banë një rivarrim plot domethanie, sepse edhe eshtnat e aedit tonë Kombtar vojtën ne ujnat e Mesdheut e mbare oqeaneve botnore njashtu si edhe vojti vepra e At Fishtës vojti ndër vlerat universale botnore!
…E shanë, e sulmuen përplot 47 vjet me radhë … Lakenjtë e regjimit komunist,duke shkumëzues si langoj të terbuem,plot jargë servilizmi lehën tanë kohën kundër Fishtës por má kot! Me gjithë zellin e tepruem të shërbëtorëve, me gjithë vnerin prej maniakesh që vollën, asnjë dam nuk ja banë At Fishtës… Sepse At Fishta asht si ato majat e nalta të Bjeshkëve të Namuna ku bora nxén borën… Bora asht gjithehera e bardhë atje nalt e balta që hidhet s’mbrrin kurrë atje! Përkundrazi balta po kthehet mbrapsht e po u bjen në fytyrat e tyne lakejve baltëhedhës… Në të tana fytyrat që kane… Se ata kanë shume fytyra! Langojte e regjimit komunist lehën për hesap të të zotëve të tyne deri sa u ngjirën zani, Fishta tanaherat ishte atje nalt, atje ku ata kurrë s’mund mbrrijshin… Atje nalt, Maje Bjeshkësh ku bora e lavdisë nxente borën e lavdisë!
…E shanë pa ju pasë gja borxh, për së dekuni e sulmuen si maniake nekrofile por marrèn e korinë e mbajnë sot për veti, edhe sot kur dalin e skuthshëm japin intervista duke thane “se janë pendue për çka kanë sha!”… Për veti e kanë! Poetit gja si banë as atëherë kur e shanë e as tash kur u “penduen”… Kur e shanë ishin langoj zinxhirësh, sot janë langoj të zgjidhun…
…Atje nalt prej Parrizi Poeti me lirën arbnore prapë këndon :


“Çohi të dekun”
E n’kjoftë se lypet prej s’hyjnueshmes Mni,
Qi flije t’bahet ndo’i shqyptar m’therore,
Qe, mue tek m’kini, merrni e m’bani fli
Për shqyptari, me shue çdo mni mizore. –
Oh! edhe pa mue Shqypnija kjoftë e rroftë,
E nami i sajë përjetë u trashigoftë!
Po: rrnoftë Shqypnija! E porsi krypa n’Dri
E porsi krandja e that n’nji flakada,
U shoftë me arë, me farë me mal e vrri
Kushdo shqyptar, qi s’brohoritë me za,
Kushdo shqyptar, qi s’brohoritë me uzdajë:
Oh! Rrnoftë Shqypnija! Rrnoftë Flamuri i sajë! “…

… Sot 75 vjet má parë shkoi me vdekë pak Poeti ynë Kombëtar…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

TOMOR SHEHU/ Të gjitha pyetjet janë një indicie, jo vetëm për SPAK-un

TOMOR SHEHU/ Të gjitha pyetjet janë një indicie, jo vetëm për SPAK-un

30/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

Igli Tare kërkon në Apel heqjen e sekuestros për vilën në Dhërmi

30/06/2026
DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

DURRËS/ Qëllohet me thikë endacaku slloven

29/06/2026
DITA 30/ Studentët marrin Universitetin, shpalosin banderolë gjigante: “Ju erdhi fundi!”

DITA 30/ Studentët marrin Universitetin, shpalosin banderolë gjigante: “Ju erdhi fundi!”

29/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

TOMOR SHEHU/ Të gjitha pyetjet janë një indicie, jo vetëm për SPAK-un

TOMOR SHEHU/ Të gjitha pyetjet janë një indicie, jo vetëm për SPAK-un

30/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

Igli Tare kërkon në Apel heqjen e sekuestros për vilën në Dhërmi

30/06/2026
DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

DURRËS/ Qëllohet me thikë endacaku slloven

29/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.