Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

400 LEKE/Erion Veliaj tërhiqet nga premtimi, rrit cmimin e biletës së urbanit

31/12/2015
400 LEKE/Erion Veliaj tërhiqet nga premtimi, rrit cmimin e biletës së urbanit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Këshilltarët e majtë vendosën sonte që të rritin cmimin e biletës për shërbimin urban në Tiranë ndërkohë që këshilltarët e opozitës kërkuan me ngulm që ky vendim të mos merret pas 14 orësh mbledhje, u shprehën kundër rritjes së biletës dhe kërkuan zgjidhje të tjera të pranueshme për qytetarët dhe biznesin.

Drejtuesi i këshilltarëve të djathtë, Leonard Olli tha se kjo rritje ka të bëjë me 144-150 mijë udhëtarë në ditë dhe rritja konsiston deri në 5.5 milionë dollarë në vit ose 15 mijë dollarë në ditë. Ai tha se ne kërkojmë që të mos prekte cmimi i biletës nga ana e bashkisë.

Akil Kraja, një tjetër këshilltar demokrat tha se bëhet fjalë për 230 mijë lekë në muaj por për një qytetar që merr 200 mijë lekë në muaj janë shumë pra 10% e pagës.Ai propozoi që të shtyhet vendimi dhe përpara se të merret ky vendim të bëhet një diksutim i gjatë ku të sheshohen të gjitha problemet. Të marrësh këtë vendim në 12 të natës është vjedhje, tha ai.

Zana Guxholli tha se jemi për biznesin por mendojmë edhe për qytetarët. Këshilltarët e opozitës thanë se rritja e biletës nuk është zgjidhje por ryshfet dhe marrëveshje korruptive.

Këshilltarja socialiste, Erisa Spiropali tha se nuk kemi hallin e kompanive të transportit por të atyre qytetarëve që udhëtojnë cdo ditë. Ajo akuzoi opozitën se po bëjnë populizëm, kjo nuk është aferë, por është zgjdhje , tha ajo në emër të këshilltarëve socialistë.

Eridian Salianji, këshilltar socialist tha se jemi para një grevë e cila është një ngjarje madhore. Proceduarialisht ne jemi në rregull që ta shqyrtojmë këtë cështje dhe të marrim një vendim.

Mazhoranca kërkoi që të kalohet në votim ndërsa kreu i këshilltarëve demokratë, Leonard Olli propozoi edhe njëherë që nuk duhet të ketë rritje cmimesh, propozojmë që të negocohet me qeverinë, ose të rishikohen taksat për kompanite. Nuk ka situatë emergjente por është një negociatë. Vetë kryetari i bashkisë deklaroi se nuk do të ketë rritje cmimi, mos të luajë më fjalën që nuk është rritje pro indeksim, tha Olli.

Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj tha se kemi pas një rast të ngjashëm kur patëm përmbytjet me situatën e Bovillës. Unë bllokova filtrat dhe nuk bëra populizëm, bllokova ujin dhe prita deri sa ato u rregulluan. Nuk ishte vendim popullor por ishte i drejtë. Kemi kaluar edhe një vendim tjetër qarkullues për gropën në Farkë. Unë po negocoj me kompanitë që ka zgjedhur Lulzim Basha, tha Veliaj. Në fakt kompanitë janë kontraktuar në kohën kur Edi Rama ka qënë kryetar bashkie.

Veliaj tha se nëse nuk nuk marrim vendim sonte me një janarqytetartë do të marrin një taksi me 3000 lekë në vend të urbanit.

Propozimi i votua me procedura të shkelura nga mazhorancva duke rritur cmimin e biletës së urbanit me 100 lekë më shumë për të gjitha linjat, ose ndryshe një rritje prej 25% me një të rënë të lapsit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

IKMT perfundon aksionin tek “Astir”, përdor Bashkim Koplikun si koperturë

Gjykata pezullon nga detyra kreun e IMT Tiranë, Rigers Sheqeri

31/03/2026
Qeveria i jep 9000 metra katror bregdet nga prona shtetërore në Palasë, milionerit shqiptar

SPAK dhe BKH kontrolle në Green Coast, Tiranë e Durrës për dosjen e AKSHI, sekuestrohen prova

30/03/2026
Balliu prezanton projektligjin: Paratë e konfiskuara nga krimi t’i kthehen shoqërisë. PS voton kundër

Balliu prezanton projektligjin: Paratë e konfiskuara nga krimi t’i kthehen shoqërisë. PS voton kundër

30/03/2026
PAMJET/ Vendimi për Ajola Xoxa shtyhet për nesër, paraqitet në SPAK

GJKKO heq masat e sigurisë për Ajola Xoxen, shkak shtatzania

30/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

IKMT perfundon aksionin tek “Astir”, përdor Bashkim Koplikun si koperturë

Gjykata pezullon nga detyra kreun e IMT Tiranë, Rigers Sheqeri

31/03/2026
Qeveria i jep 9000 metra katror bregdet nga prona shtetërore në Palasë, milionerit shqiptar

SPAK dhe BKH kontrolle në Green Coast, Tiranë e Durrës për dosjen e AKSHI, sekuestrohen prova

30/03/2026
Balliu prezanton projektligjin: Paratë e konfiskuara nga krimi t’i kthehen shoqërisë. PS voton kundër

Balliu prezanton projektligjin: Paratë e konfiskuara nga krimi t’i kthehen shoqërisë. PS voton kundër

30/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.