10 KËSHILLA FATSJELLËSE PËR 2016/ Çfarë ngjyre ti vishni të brendshmet sonte,...

10 KËSHILLA FATSJELLËSE PËR 2016/ Çfarë ngjyre ti vishni të brendshmet sonte, për më shumë dashuri, para, karrierë të suksesshme …

139
0
Shares

Vigjilja e Vitit të Ri është koha për të festuar me familjen dhe miqtë, koha kur njerëzit bëhen bashkë për të festuar atë që presin dhe urojnë t’u sjellë e ardhmja. Shumë njerëz ndjekin tradita dhe besime të ndryshme që mendojnë se sjellin fat të mbarë për vitin e ardhshëm. Disa prej tyre, thuhet se janë ndjekur saktësisht nga përdoruesit dhe u kanë sjellë fat atyre.
Më poshtë janë disa nga më të njohurat e atyre që duhet të bësh për të pasur fat në vitin 2016.
• Ha 12 kokrra rrush në mesnatë, një kokërr për çdo muaj të vitit duke shprehur një dëshirë të veçantë për fat të mirë.
• Të gjitha dritaret dhe dyert duhet të lihen hapur. Kjo gjë bën që të dalin jashtë eksperiencat e vitit të vjetër, të gjitha gjërat negative dhe pas kësaj do të kesh një fillim të ri duke shkuar drejt Vitit të Ri.
• Duke pasur para në xhep kur Viti i Ri troket simbolizon një fillim të ri me mirëqenie.
• Ec rreth e rrotull shtëpisë me një valixhe të hapur. Kjo gjë do të të sjellë fat, nëse je njeri që të pëlqejnë udhëtimet.
• Mos harro të veshësh ngjyra: të brendshme të kuqe për dashuri, të gjelbra për të pasur më shumë para dhe të verdha për më shumë profesionalizëm dhe rritje në karrierë në Vitin e Ri.
• Merr një fshesë dhe fshi derën e jashtme në mesnatë. Kjo do të largojë të gjitha gjërat negative nga jeta jote.
• Puth ne mesnatë. Kjo është simbol që dashuria dhe afërsia që ke për njerëzit e dashur të zgjasë gjatë gjithë vitit dhe të të sjellë fat në marrëdhënie.
• Ha fasule të zeza dhe thjerrëza për të pasur më shumë fat në jetë, sepse ato duken si monedha kur gatuhen.
• Fli me një patkua kali nën jastëk në prag të Vitit të Ri për të pasur fat gjatë gjithë vitit.
• Mishi i derrit është po ashtu një shenjë e fatit të mirë, sepse derri nuk ecën kurrë mbrapsht, vetëm përpara, dhe pa dyshim, ky është drejtimi që duhet të zgjedhësh për Vitin e Ri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY