Bien shpenzimet e qytetarëve, më pak blerje për festat e fundvitit

Bien shpenzimet e qytetarëve, më pak blerje për festat e fundvitit

97
0
Shares


Ndryshe nga vitet e tjera kur me afrimin e festive të fundvitit rriteshin edhe lëvizjet nga ana e qytetarëve për të blerë sa më shumë produkte, duket se këtë vit festat nuk kanë dhënë efekte në rritjen e konsumit të familjeve shqiptare. Tregtarët deklarojnë se çmimet janë të ulta por blerësit këtë vit kanë qenë shumë të paktë. Këtë gjë e konfirmojnë edhe qytetarë te ndryshem me te ardhura të mesme dhe të uleta të cilët shprehen se do te kene ne treyezn festive te nderrimit te viteve gjërat e domosdoshme.

Tradita e familjeve shqiptare sipas të cilës në festat e fundvitit shpenzimet rriten duket se është zbehur. Rënia e konsumit ndjehet edhe pse festa e nderrimit te fiteve ështe ne prag. Tregtarët shprehen se çmimet nuk kanë ndryshuar krahasuar me nje vit me parë por kerkesa ka qenë mjaft e dobët.

Qytetarët pranojnë se gjatë këtij viti kanë blerë më pak ushqime të shportës pavarësisht se është prag festash.Ndërkohë që vijojnë ti qëndrojnë gatimeve tradicionale që janë bakllavaja dhe gjeli i detit.

Sipas të dhënave të INSTAT konsumi i shqiptarëve ka rënë ndjeshëm për shkak të pasigurise për të ardhmen ndërkohë që edhe për vitin e ardhsmë pritshëmëritë nuk janë pozitive.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY