SALI BERISHA/ Edi Rama gënjeu për të larë m… me sh…

SALI BERISHA/ Edi Rama gënjeu për të larë m… me sh…

75
0
Shares

Dje ne konferencen e tij te shtypit, Rama gajasi gazetaret kur u betua solemnisht se ai nuk ka lexuar ndonjehere draftin e reformes ne drejtesi pasi sipas tij kete reforme, ne te cilen amendohet me mbi 60 nene Kushtetuta, ai dhe bashkekryetari tjeter ua kane besuar eksperteve. Ne te vertete, ne konferencen e tij te shtypit, kur deklaroi se nuk ka lexuar projektin e reformes ne drejtesi, Rama genjeu siç di te genjeje ai, pra cullak. Por ai as nuk zbehet dhe as nuk skuqet kur mashtron.
E verteta eshte se personalisht Rama ka miratuar dhe hedhur poshte nene te tera te Projektit te Reformes, pa lexuar asnjerin prej tyre, ne takime shumeoreshe ne zyren e tij madje jo vetem me vasalet e tij por edhe me te huaj.
Ne keto takime, Rama vertet nuk ka lexuar ad literam tekstin e reformes ne drejtesi por ai ua ka percjelle listen e deshirave, pra vullnetin e vet, vasalve te tij, Xhafes, perfaqesues kryesor ne Parlament i klaneve te droges dhe larjes se parave, militanteve fanatik te partise, Dvoranit dhe Sadushit, Ibrahimit, kunatit te Mrikes.

Porosite e Rames per reformen ne drejtesi numerohen me gishtrinjte e duarve dhe konkretisht ato jane si vijon:
– Neni 1 – Shqiperia ne raport me kete reforme te shpallet rast sui generis.
– Neni 2 – Reforma duhet te jete reforme me thike ne palce pra jo vetem qe ta kape drejtesine por e ta beje ate kurban tek kembet e tij, pra “kurban reforme”.
– Neni 3 – Per qytetaret shqiptare qe duan te behen apo jane gjykates apo prokurore, anullohet per nje peruidhe sine die, Konventa Europiane e te Drejtave te Njeriut e firmosur nga Shqiperia dhe po keshtu anullohen edhe nje seri nenesh te Kartes se te Drejtave te Njeriut te Kushtetutes se Shqiperise!!
– Neni 4 – Shpallet i pavlefshem per shtetin shqiptar parimi i ndarjes dhe balancimit te pushteteve
– Neni 5 – Kushtetuta e Shqiperise te ndaloje (sipas deklarates publike te njerit prej eksperteve te huaj specifikisht per kete porosi) kjrijimin e gjykatave te veçanta per denimin e krimeve e genocidit dhe krimeve kunder njerezimit te eterve biologjik dhe shpirteror te Edi Rames?!?!
– Neni 6 – Shpallet i pavlefshem ne Shqiperi parimi dhe ligji i konfliktit te interesit ne vendimmarrje.
– Neni 7 – Vet Rama duhet te behet kryegjykates dhe kryeprokuror i vendit!
– Neni 8 – Ministri i tij i drejtesise (pra ta zeme Xhafa apo Tahiri) duhet te behet ministri i gjyqesorit dhe prokurorise
– Neni 9 – Vasalet e tij, Dvorani dhe Sokol Berberi (kunati i dashur i Fatzi Xhafes) exoficio (si me te vjetrit e dy gjykatave) zgjidhen automatikisht si supergjykatesit e Shqiperise me rroge 6 milione leke ne muaj dhe mandat 20 vjecar.
Projekti i reformes se drejtesise me keto nene iu dergua Komisionit te Venecias. Ky projekt nxori Ramen cullak me keq seç ka dale ai ne plazh.

Komisioni e Venecias konstatoi se:
– Nene te tera te draftit Rama – Xhafa – Dvorani – Sadushi – Mrika, (shkurtimisht R.Xh.D.S.M.) synonin as me shume dhe as me pak sesa kapjen e drejtesise (vetkuptohet jo nga opozita por nga Rama dhe qeveria) dhe kjo do te thote asgjesimin e pushtetit gjyqesor dhe shnderrimin e tij de facto ne nje seksion te ekzekutivit, dhe Rama vet, ashtu siç deshironte, behej kryegjykates dhe kryeprokuror i vendit.
– Se nene te tera te projektit R.Xh.D S.M anullonin Konventen Europiane te te Drejtave te Njeriut te firmosur nga Shqiperia dhe i vendosnin qytetaret shqiptare diku jashte Europe, thuaj ne te shkuaren e tyre apo ne Korene e Kim Il Un.
– Se nene te tera te projektit binin ndesh me Kushtetuten e vendit, Karten e te Drejtave te Njeriut, u mohonin qytetareve shqiptar te drejten e privacise, apo te procesit te rregullt ligjor apo te prezumimit te pafajesise, etj etj..
– Se ne nene te tera, projekti R.Xh.D.S.M shkepuste drejtesine nga institucionet kushtetuese te vendit dhe e vendoste ate nen kontrollin e nje rrjeti te tere institucionesh fund e krye te krijuara nga partia-shtet.
– Se ne nene te tera te projektit R.XH.D.S.M, ne konflikt flagrant interesi, ministri i drejtesise behej vet vali e vet kadi, bente naten dhe diten per gjykatesit dhe prokuroret e vendit
– Se Shqiperia anetare e KE, anetare e NATOs, vend kandidat per anetar te BE nuk eshte nje rast sui generis por me nenet e projektit R.Xh.D.S.M shnderrohej jo ne nje Dictatorship por Demokratueship apo Republike te Olld Mayerit te viti 2015!

Te dashur miq, edhe ne kete rast mund te perifrazojme per te disaten here Shekspirin: “Projekti i reformes ne drejtesi eshte gracka ku shpirti katran i neo-bllokmenit Edvin Kristaq Rama u kap si laraska”. Ai dje, per te lare m.. me sh…, u betua per koke te Fuges se kurre nuk kishte lexuar draftin e vasalve te tij, me te cilin do te ndertonte ne Shqiperi shtetin e Ramistanit!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY