Rritja e çmimit të biletës së shërbimit urban për Tiranën, është konsideruar si një aferë korruptive e kryebashkiakut të Tiranës.
Në emër të PD-së, këtë denoncim e ka bërë anëtarja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, Reila Bozdo
“Me një akt të turpshëm dhe të pastër korruptiv, Erion Veliaj vendosi dje të rrisë çmimin e biletës për qytetarët e Tiranës. Zgjodhi si kusar mesnatën të fuste serish duart në xhepat e qytetarëve dhe t’ju marrë dhe qindarkat e fundit që i kanë mbetur. 5.5 milionë dollarë më shumë në vit do t’i kushtojë qytetarëve të Tiranës rritja e çmimit të biletës në 33 % nga 300 ne 400 lekë të vjetra.
Kjo është një vjedhje e pastër dhe skeme korrupsioni e Erion Veliajt dhe disa bashkëpunëtorëve të tij të njohur për afera të pista korruptive në të shkuarën dhe do bashkëndahen mes Veliajt dhe bashkëpunëtorëve të tij”, u shpreh Bozdo.
Duke rikujtuar premtimin epa mbajtur të pak ditëve më parë, këshilltarja demokrate, deklaroi se kjo rritje do ti kushtoj ë xhepave të banorëve të Tiranës, 5.5 milionë dollarë.
“Qytetarët e mbajnë mend mashtruesin Veliaj se si doli vetëm 4 ditë më parë dhe premtoi se nuk do të ketë rritje të çmimit të biletës madje ai do të drejtonte vetë dhe autobusin dhe shërbimi nuk do të ndërpritej. Kjo deklaratë e Veliaj s’ka qenë gjë tjetër veçse presion ndaj shoqatave të transportit për të rritur ryshfetin në skemën konspirative dhe korruptive që ndërtuan së bashku për të zhvatur qytetarët.
Veliaj mund ti kishte kërkuar qeverisë së tij të hiqte akcizën e naftës për transportin publik. Veliaj mund të kishte parashikuar një pjesë të 120 milionë dollarë taksa që kërkon të mbledhë për të financuar transportin publik. Por ai zgjodhi rrugën më të shkurtër dhe më të pisët. Ai vendosi të ngrejë çmimin e biletës për ju qytetarë. Ju gënjeu pa pikë turpi. Ju mori me një dorë 5.5 milionë dollarë në vit nga xhepat tuaj dhe nga buxheti i familjeve tuaja”, shtoi këshilltarja e PD-së.
Më tej ajo denoncoi edhe vendimet e tjera, të djeshme të këshillit bashkiak, midis të cilave rritjen dhe shtimin e 30 taksave, të cilat do të kushtojnë për xhepat e banorëve të Tiranës edhe 50 milionë dollarë të tjera më shumë.
“Po dje me arrogancën e kartonëve miratuan rritjen dhe shtimin e 30 taksave dhe tarifave. Pra 50 milionë dollarë më shumë do t’u merren duke nisur nga janari qytetarëve dhe bizneseve të Tiranës. S’ka investime, s’ka asnjë projekt për zhvillim ekonomik dhe punësim, vetëm abuzim dhe vjedhje me pasuritë dhe pronat publike.
Ne nuk mund ta pranojmë këtë vjedhje, këtë hajdutëri, këtë mashtrim e korrupsion.
Në emër të këshilltarëve të Partisë Demokratike ju bëj thirrje qytetarëve të Tiranes të reagojmë me të gjitha format e mosbindjes civile për të detyruar sprapsjen e këtij krimi të shëmtuar korruptim”, përfundon deklaratën e saj Reila Bozdo, duke ftuar qytetarët për reagim dhe mosbindje civile.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/