Erion Veliaj dhe argati i Koço Kokëdhimës te UKT-ja, flakin nga puna...

Erion Veliaj dhe argati i Koço Kokëdhimës te UKT-ja, flakin nga puna në ditën e fundit të vitit 400 punonjës

64
0
Shares

Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ka flakur nga puna edhe 400 punonjës të Ujësjellës-kanalizime.
Informacionin, bashkë edhe me denoncimin e bënë kryetari i këshilltarëve demokratë të Tiranës, Leonard Olli.
Në profilin e tij në “Facebook”, Olli shkruan se në një ditë simbolike për shqiptarët, 400 familje kanë marrë lajmin e hidhur për largimin nga puna. Ai thotë se vetëm një zemër katili dhe një mendje malinje si e Veliajt, mund të bëjë dhurata të tilla.
“Është e dhimbshme, sot në një ditë kaq simbolike për shqiptarët dhe botën mbarë, të mësosh se Erion Veliaj dhe argati i Koço Kokëdhimës pushuan 400 punonjës të UKT. Ky është krim! Kjo bande cubash, që gënjyen paturpësisht publikisht se çmimi i biletës nuk do të ngrihej, në mesnatën e djeshme, si hajna, ngritën me 100 lekë çmimin e biletës së transporti urban, në këmbim të ryshfetit, një aferë prej 6 milion $ në vit. Me buxhetin e rrënimit dhe paketën fiskale të grabitjes së qytetarëve, të cilët do të paguajnë 50 milion $, për drejtorin e Ramës në Bashki, ata tashmë nuk ndalen. Sot, 400 familje, në vend të gëzimit në vatrat e tyre kanë lajmin e hidhur të të qenit të papunë, pra pa bukë. Vetëm një zemër katili, një mendje malinje si ajo e Veliajt, mund të bëjë “dhurata” të tilla! Çfarë turpi! Solidaritet dhe mbështetje të plotë për të gjithë punonjësit e pushuar, me fjalën se do bëjmë betejën tonë të radhës në Këshillin Bashkiak, për të drejtën e tyre me jetike, atë të punës!”, shkruan Olli.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY