Mesazhet/ 17-vjeçarja i kërkon punë, deputeti: Jam i eksituar

Mesazhet/ 17-vjeçarja i kërkon punë, deputeti: Jam i eksituar

70
0
Shares

Një deputet laburist në Britaninë e Madhe është para një furtune të madhe mediatike. Simon Danzcuk, 49 vjeç dhe baba i dy fëmijëve, ka flirtuar dhe ngacmuar seksualisht një 17-­vjeçare që kishte shkuar të kërkonte punë tek ai.

Ai i ka thënë asaj se është i ngacmuar dhe e ka pyetur nëse donte ca dacka prapanicës. Policia tashmë ka nisur hetimet, duke qenë se vajza është një vit më e vogël se sa mosha kur lejohet ligjërisht seksi.

Danzcuk ka qenë i martuar me atë që njihet si mbretëresha e selfie­ve, Karen Danzcuk, 32 vjeç, ndërsa në fillim të javës e la edhe e dashura e re, Claire Hamilton, e cila ka mësuar për skandalin. 49­vjeçari kishte shkëmbyer një sërë mesazhesh me adoleshenten, të cilat tashmë janë bërë publike.

mesazhet-vajza-deputeti-britani

deputeti-britani

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY