Policia identifikon personin e vdekur në Spac, dhe zbardh disa detaje. Sipas njoftimit zyrtar shtetasi M. Gj. 57 vjeç, është gjetur i vdekur në orët e para të paradites së sotme. Ai banonte në Mirditë dhe punonte roje i ruajtjes fizike të ambientit në Postbllokun hyrës për në Kantierën e Ndërtimit në Spaç – Mirditë. Ky shtetas është gjetur i vdekur në kabinën e tij të qëndrimit si roje dhe nga hetimet paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune apo të ndonjë dukurie tjeter. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/