Këshilltari i Metës i përgjigjet me një poezi akuzave për “tradhti nga...

Këshilltari i Metës i përgjigjet me një poezi akuzave për “tradhti nga LSI”

217
0
Shares

Këshilltari i kreut të Kuvendit, reagon edhe me një poezi, pas akuzave të deputetit të PS-së, Namik Kopliku, që e etiketoi Metën si tradhtar të interesave të elektoratit.
Sipas Emiljano Aleksit, ata që e akuzojnë LSI për tradhti, kanë vetëm një qëllim: “Për të pasur emrin në Listën e Kryetarit”.

Postimi i plotë i Emiljano Aleksit

els_copy_1Ne jetojmë në një kohë kur individi vazhdimisht luhatet midis një botëkuptimi moralist dhe materialist.
Si rezultat, çdo individ, qoftë ky dhe deputet që akuzon sot LSI-në për tradhëti, ka vetëm një qëllim: Për të pasur emrin në Listën e Kryetarit.
Ju lutem, mos u bëni udhëheqës toksikë, sepse kjo nuk ofron zgjidhje. Të gjesh zgjidhje do të thotë të kuptosh problemin në rrënjë, dhe problemi nuk është këtu LSI, por janë standardet që duhet të plotësojë Shqipëria për rrugën që ka nisur drejt BE-së.
Ndaj zoti deputet dhe deputetë, mos u bëni nihilistë duke ja mohuar kontributin aleatit tuaj të “Nje Milion votave” të marra së bashku në zgjedhjet e 2013 dhe që mundësuan ato reformat që kemi bërë së bashku. Sepse nihilizmi është dukuri e pavlefshme në koalicionin tonë.

Patriarku i PS-së dhe letrave shqipe, ndoshta duke u gjendur në të njëjtën situatë hipotetike, sikurse unë sot, ka shkruar:

E mbajta në krah tërë ditën
Edhe zemër i dhashë… Mbahu!
Të nesërmen në fshat kur arritëm,
U tha të tjerëve:
Më rrahu!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY