Një burrë është dërguar i pajetë në Spitalin e Traumës në Tiranë pak orë pas ndërrimit të viteve.
Nuk ka ende të dhëna zyrtare nga policia për rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja, por theksohet se viktima është një mashkull, 59-vjec, i vrarë me armë zjarri.
Burime të policisë së Tiranës bëjnë me dije se dyshohet të bëhet fjalë për një vetëvrasje, për shkaqe ende të paqarta.
Më datë 01.01.2016, në rrugën “Tasim Shehu” në banesën e tij është gjetu i pa jetë shtetasi, Kastriot Spahiu, 59 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas dyshohet të jetë vetëvrarë me armë zjarri, sipas njoftimit të policisë.





