

Aksidenti i tretë me vdekje ka ndodhur sot në Sauk ku një polic humbi jetën pas u përplas nga një benz ndërkohë që ai po ecte në trotuar.
Sipas policisë, bëhet fjalë për Nazif Çerën, polic në komisariatin numër 1 në Tiranë.
Çera është përplasur për vdekje nga një automjet i cili ka dalë nga rruga dhe e ka përplasur atë teksa po ecte në trotuar.
Policia ka ndaluar drejtuesen e automjetit që i mori jetën policit.
Në orët e para të mëgjesit një18 vjecar humbi jetën në rrugën Pogradec Qafë Thanë ndërkohë që një person vdiq pasi mori plagë të rënda nga aksidenti me makinë në rrugën Shkodër-Velipojë. Tre persona të tjerë janë plagosur.





