Policia dhe prokuroria kanë nisur hetimet për vrasjen e dyfishtë në sarandë sot në mëngjes ndërkohë që në fillesë të tragjedisë familjare janë kushtet ekonomike.
Pas kësaj kanë nisur edhe problemet e marrëdhënies në cift.
Gruaja Lina Uzo ka qene me urdhër mbrojtjeje, pasi burri i saj Afrimi ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj, thonë burimet e policisë.
Sot rreth orës 08:55 në fshatin Gjashtë të qytetit të Sarandës, Afrim Uzo, ka qëlluar me armë zjarri “Automatik” bashkëshorten e tij, Lina Uzo, e cila ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Më pas, Afrimi ka qëlluar edhe veten e tij, për pasojë ka gjetur vdekjen gjithashtu.
Viktimat ishin rreth moshës 45-50 vjeç.
Në banesë ka qenë prezente edhe vajza e tyre e cila është dërguar në Spitalin e Sarandës pasi ndodhet në gjendje depresioni.





