PËRGJIMET/ Hetimet ndaj Haki Çakos, Italia mban pezull dosjen, nuk kthen përgjigje

PËRGJIMET/ Hetimet ndaj Haki Çakos, Italia mban pezull dosjen, nuk kthen përgjigje

54
0
Shares

Vonesa e përgjigjes nga Italia bëhet shkak për shtyrjen e afatit të hetimit për dosjen e pajisjes së përgjimeve “IMSI Catcher”.
Në qershor 2016, Prokuroria e Tiranës filloi hetimet pas dyshimeve se pajisja përgjuese ishte përdorur për disa javë në disa zona të Tiranës.
Ky hetim ka mbetur i hapur ende pa rezultat, pasi pajisja nuk është gjetur për t’u ekspertuar, ndërsa Italia, si palë që e ka sjellë në Shqipëri, nuk ka dhënë deri tani informacion në lidhje me pajisjen.
Pak ditë më parë, Prokuroria e Tiranës ka vendosur zgjatjen e afatit të hetimit edhe për 3 muaj të tjerë në lidhje me këtë çështje. I njoftuar për këtë vendim të Prokurorisë, mësohet se drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako, në cilësinë e personit në hetim, ka bërë ankim në Gjykatën e Tiranës.
Në ankimin e tij, përfaqësuesi ligjor i drejtorit të Policisë kërkon shfuqizimin e vendimit të Prokurorisë për shtyrjen e afatit të hetimeve edhe me 3 muaj të tjerë. Kjo kërkesë e kreut të Policisë Haki Çako kundër Policisë ende nuk është shqyrtuar, pasi seanca e parë është shtyrë në Gjykatën e Tiranës.
Mësohet se Prokuroria e Tiranës ka vendosur shtyrjen e afatit të hetimeve edhe për 3 muaj, për shkak se nga veprimet e kryera deri tani, është konfirmuar hyrja e pajisjes në Shqipëri, si dhe lëvizja dhe përdorimi i saj në disa zona të kryeqytetit.
Por ka mbetur mister fakti nëse “IMSI-Catcher” ka pasur mjete dhe programe përgjimi dhe nëse po, a janë përdorur ato gjatë qëndrimit apo lëvizjes së mjetit në fjalë në Tiranë.
Për shkak se sekuestrimi dhe këqyrja e pajisjes dështoi në mesin e qershorit 2016, Prokuroria dërgoi letër-porosi në Itali, duke kërkuar informacione e prova nga pala italiane në lidhje me qëllimin e hyrjes së pajisjes në vendin tonë dhe shkaqet përse ishte përdorur ajo në Tiranë.

Hetimet
Një vit më parë, Prokuroria kërkoi në Gjykatë masën e pezullimit për drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Haki Çako. Ai u hetua për shpërdorim detyre, por Gjykata e Apelit e anuloi pezullimin e tij.
Me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, Gjykata vendosi masën e sigurimit “arrest në shtëpi” me mbikëqyrje elektronike për shtetasit Artion Duka, me funksion drejtor i Forcave Operacionale (FO) dhe Entiol Xhelilaj, specialist pranë FO, por edhe masat ndaj këtyre oficerëve, që u hetuan për “veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, u shfuqizuan nga gjykatat.

Pajisja
Më datë 13 maj 2016, Prokuroria e Tiranës ka nxjerrë urdhër për sekuestrimin e pajisjes, e cila dyshohej se ishte në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë. Oficerët e Policisë Gjyqësore të Prokurorisë së Tiranës kanë hyrë në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit në datën 13. 05. 2016, midis orës 11:45 – 12:00.
“Në këto ambiente nuk gjendej shtetasi Haki Çako dhe oficerët kanë vijuar të prisnin ardhjen e tij. Në orën 12:10, nga këqyrja e librit të hyrje-daljeve në ambientet e FPO. automjeti që mbarte pajisjen ka dalë nga këto ambiente në drejtimin e shtetasit shqiptar Entiol Xhelilaj, pra rreth 10 minuta pasi OPGj-të ishin paraqitur në DP., të Policisë me vendimin për sekuestrimin e kësaj pajisje”, ka bërë me dije Prokuroria. Panorama

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY