Arabia Saudite ekzekuton sheikun e lartë Shiit Nimr al-Nimr

Arabia Saudite ekzekuton sheikun e lartë Shiit Nimr al-Nimr

106
0
Shares

Arabia Saudite ka ekzekutuar ditën e djeshme një nga figurat kryesore shiite të vendit, sheikun Nimr al-Nimr. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Brendshëm .

Ai ishte një nga 47 personat e dënuar me vdekje, pasi u shpall fajtor për terrorizëm.

Sheiku Nimr ishte një nga mbështetësit kryesorë të protestave kundra qeverisë të cilat shpërthyen në Provincën Lindore në vitin 2011, në prag të pranverës arabe, ku pjesa më e madhe e popullsisë është shiite.

Këta të fundit prej kohësh ankohen se janë mënjanuar nga qeveria qëndrore.

Sheiku u arrestua 2 vjet më parë, kohë kur plagosja e tij solli shumë trazira. Dënimi me vdekje u konfirmua në tetor.

Ky ekzekutim pritet që të përkeqësojë edhe më shumë tensionet mes Iranit me popullsi shiite dhe Arabisë Saudite me shumicë sunite.

Drejtuesit iranianë paralajmëruan se nëse sheiku Nimr do të vritej, atëherë ata do ta paguanin shtrenjtë.

Nga ana e autoriteteve saudite mohohet diskriminimi i shiitëve dhe fajësojnë Iranin për nxitje të pakënaqësisë.

Arabia Saudite ka kryer më shumë se 150 ekzekutime.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY