Zëri i Amerikës: Grindjet PS-LSI vetëm sa mbulohen përkohsisht

Zëri i Amerikës: Grindjet PS-LSI vetëm sa mbulohen përkohsisht

81
0
Shares

Zeri I Amerikes ka bere nje analize te gjate vitit 2015 ne Shqiperi. Nje nder momentet qe merr ne shyqrtim shkrimi edhte edhe ai I raporteve PS dhe LSI. Ja kendveshtrimi I radios se njohur per koalicionin.

Rezultati i zgjedhjeve lokale ne maj te 2015 nxiti fërkimet e para publike mes socialistëve dhe Lsi-së. Të dyja palët dyshojnë në sinqeritetin e njëra tjetrës gjatë zgjedhjeve. Dyshimet do të shfaqen dhe më të forta, ndonëse jo publikisht, me shpërthimin, në fillim të shtatorit, pas një publikimi të BIRN-it, të cështjes DIA, kompanisë së përzgjedhur nga ish cekët e CEZ, për mbledhjen e borxheve. Dokumentat e avokatëve të huaj të qeverisë flasin për para që kompania DIA, dhe pronari i saj Kastriot Ismailaj, në burg për mashtrim, kishin dhënë për një ish kryeministër dhe një ish zyrtar të ERE-s, për të përfituar kontratën.

Opozita drejton gishtin nga kryetari i parlamentit Ilir Meta, ish kryeministër në fillim të viteve 2000. “Largimi i tij nga detyra është një parakusht që cështja të zbardhet e plotë”, deklaron kryetari i opozitës Basha. “Kastriot Ismailaj nuk më ka kërkuar asnjë favor dhe nuk i kam bërë asnjë favor. Kjo gjë duhet të jetë fare e qartë për ju dhe për këdo tjetër”, deklaroi zoti Meta në Parlament.

Kësaj cështje i shtohet dhe rihapja nga opozita e marrëveshjes së një viti më parë të qeverisë me CEZ-in. E djathta flet për një megaskandal dhe kërkon hetim ndërkombëtar. “Paqja dhe stabiliteti i vendit e kanë jetik këtë hetim”, shprehet nga ana e tij ish kryeministri Sali Berisha. E majta thotë se është dakort në parim, por se duhet hetuar dhe blerja nga CEZ-i i operatorit të shpërndarjes së energjisë. Propozimi i opozitës për hetimin ndërkombëtar do të hidhet poshtë më vonë.

Në LSI dyshojnë se pas publikimit të dokumentave për DIA-n qëndron kryeministri Rama, dhe se ky i fundit kishte hyrë në tratativa të fshehta me opozitën. “Eshtë i vetmi kryetar opozite që në vend që të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit, sic ndodh në cdo vend të botës, kërkon vetëm dorëheqjen e kryetarit të parlamentit”, u shpreh zoti Meta më 26 Shtator nga Skrapari për kryetarin demokrat Basha. Nga LSI-ja nisin të intensifikohen mesazhet për ndryshime në qeveri: “Kërkojmë impulse të reja qeverisëse” thotë zoti Meta më 5 Tetor, pas mbledhjes së kryesisë së partisë së tij.

Ndërsa kryeministri hedh poshtë cdo mundësi ndryshimi, në mënyrë të papritur, më 9 Nëntor, jep dorëheqjen ministri i Drejtësisë Nasip Naco. Brenda ditës, ai do të zëvendësohet nga përfaqësuesi tjetër i LSI-së Ylli Manjani. Palët shpeshtojnë takimet publike me njëra tjetrën, por duket se mosmarrëveshjet vetëm sa mbulohen përkohësisht.

Opozita nga ana e saj ka rritur tonet. Denoncimet për korrupsion të qeveritarëve janë gjithnjë e më të shpeshta. Në qendër të sulmeve do të jenë kryesisht ministri i Brendshëm Tahiri dhe ai i Shëndetësisë Beqja. Në fund të vitit e djathta beson se ka ardhur koha për zgjedhje të parakohshme: “Rrugë të mesme nuk ka. Nuk ka më kohë dhe nuk duhet t’I japim më kohë, qeverisë së Edi Ramës me 40 hajdutë”, deklaroi zoti Bashan në protestën para qeverisë më 8 Dhjetor. Protesta mbyllet me djegien e bunkerit të ngritur pranë ministrisë së Brendshme si pjesë e një projekti kulturor. Dy protesta të tjera do të pasojnë para parlamentit me premtimin se në Janar beteja do të jetë dhe më ashpër

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY