Tiranë, gruaja hidhet nga kati i tretë i pallatit dhe humb jetën

Tiranë, gruaja hidhet nga kati i tretë i pallatit dhe humb jetën

94
0
Shares

Një grua në Tiranë i ka dhënë fund jetës duke u hedhur pallati ku jetonte.
Mësohet se gjatë ditës së djeshme, Xh. R., 59 vjeçe, ka ndërruar jetë në Qendrën Spitalore Universitare Tiranë, ka njoftuar sot policia.
Nga veprimet e kryera rezulton, se në gjendje depresioni, gruaja është hedhur nga ballkoni i banesës nga kati i tretë.
Ajo u dërgua nga familjarët në gjendje të rëndë, ku pavarësisht ndihmës së dhënë gjeti vdekjen si pasojë e plagëve të marra.
Paraprakisht bazuar dhe në deklarimet e familjarëve bëhet me dije se e ndjera prej kohësh vuante nga depresioni, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY