Marrëdhënia e nisur rreth dy vite më parë mes 19-vjeçares dhe prezantuesit dhjetë vite më të madh, Ledion Liço, është zyrtarizuar.
Pas shumë spekulimeve për kriza të mundshme, ndarje e ribashkime, çifti tani janë të fejuar.
Sara Hoxha ka postuar foton e unazës së propozimit i cili duket se ka ndodhur natën e Vitit të Ri. Trashëgimtarja e Top Channel i ka thënë Po Ledionit, ndërsa shprehet se 2016-a e ka gjetur ndryshe.
Kanë qënë mediat ato që kanë komentuar dhe spekuluar se pikërisht kjo lidhje ka ndikuar në një favorizim që po i bëhet Ledionit kundrejt fytyrave të tjera të ekranit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/