Rusia ka nisur në fund të dhjetorit testimin e “Status-6”, të parës predhë për nëndetëse me mbushje bërthamore.
Asnjë shtet tjetër në botë nuk disponon momentalisht një armë të tillë. Predhat “Status-6” mund të kryejnë ndotje të mëdha në brigjet ku godasin duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.
Sipas përshkrimit që i bëjnë ekspertët perëndimorë, “Status-6 është ndërtuar për të krijuar dëme të papranueshme, duke kontaminuar zona të mëdha dhe duke shkatërruar jetesën në këto zona për një kohë të gjatë”.
Prototipi i “Status-6” mund të jetë i gatshëm në 2019.
Predha balistike ka një reze veprimi deri në 10 mijë kilometra,
Ajo mund të zhytet deri në 1 mijë metra nën ujë dhe lëviz me një shpejtësi prej 185 km/h.
Dy nëndetëset e gatshme për të mbajtur këtë lloj predhe janë “Belgorod” dhe “Khabarovsk”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/