Digjet dyqani i druve te Don Bosko, disa lagje në Tiranë pa...

Digjet dyqani i druve te Don Bosko, disa lagje në Tiranë pa drita

204
0
Shares
Foto Ilustruese

Një dyqan që shet produkte druri në rrugën “Egnatia” Don Bosko, u përfshi sonte në mbrëmje nga zjarri duke provokuar ndërprerjen e energjisë në disa zona të Tiranës .

Në vengjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe ato zjarrëfikëse të cilat punojne për vënien nën kontroll të flakëve dhe shuarjen e plotë të zjarrit.

Ndërsa mbeten të paqarta shkaqet e zjarrit, OSHEE ka ndërprerë energjinë elektrike në disa zona.

Njoftimi i OSSHEE:

“Sipas informacionit të fundit nga terreni rezulton se ka rënë zjarr në një ambjent që tregtohen materiale të lëndës drusore, ku dhe kalon linja TM e fiderit Nr 1 N/st Tirana1 (Zogu Zi).Si masë sigurie, OSHEE është e detyruar të kryejë stakimin e fidrit nr 1.

Zonat pa energji janë: Rruga “Bab Rexha”, zona pranë Fab Biskotave, Pallati i Sportit “Asllan Rusi”, pjesërisht rrugët “Muhamet Gjollesha”, “Kongresi i Lushnjes” dhe “Ndre Mjeda”.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY