Shqipëria si një lagje periferike e metropoleve latine. Në cdo 6 orë po ndodh një egzekutim apo aksident me pasojë vdekjen duke ngritur alarmin në të kuqe për sigurinë në vend.
Vetëm në dy ditë duke filluar nga mëngjesi i 1 janarit deri sonte në përfundim të ditës së dytë të vitit janë kryer 5 egzekutime me armë zjarri dhe 3 të vdekur nga aksidentet.
Ka dy të egzekutuar në familje dje në mëngjes në Sarandë, dy vëllezër të egzekutuar sot në mesditë në Drishtë të Shkodrës dhe një ish-oficer policie i egzekutuar sonte në mbrëmje në Lezhë.
Ndërkohë humbi jetën një 18 vjecar nga kasidenti me makinë në Pogradec, po ashtu një 34 vjecar në Shkodër vdiq nga plagët e aksidentit, ndërsa një polici në Sauk mbeti i vdekur në trotuar ndërsa po ikte në punë pasi u godit nga një makinë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/