Dritan Lorenci, akuzohej për vrasjen e Endri Bejtes në vitin 2011

Dritan Lorenci, akuzohej për vrasjen e Endri Bejtes në vitin 2011

210
0
Shares

Ne foto pamje te salles se gjyqit pas vrasjes se Bejtes ne vitin 2011

Dritan Lorenci që u egzektua sonte u akuzua për një vrasje në tetor të vitit 2011, vrasje e cila u krye në ambientet e gjykatës së Lezhës.

Lorenci sëbashku me Alban Dedën një tjetër person akuzohen për vrasjen e Endri Bejtes.

Gjykata e Laçit i ka shpallur të pafajshëm Dritan Lorencin dhe Alban Dedën, dy autorët e dyshuar të vrasjes së 33-vjeçarit, për mungesë provash.

Ndërkohë, prokuroria kishte kërkuar deklarimin fajtorë dhe dënimin në total me 33 vite burg për dy të dyshuarit, përkatësisht me 18 vite burg për policin rrugor Lorenci dhe 15 vite për Alban Dedën, të akuzuar për vrasje në bashkëpunim të 33-vjeçarit Endri Bejtja dhe plagosjen e një tjetër personi.

Gjatë procesit gjyqësor që u mbajt në vitin 2013 lidhur më vrasjen e Bejtes, të gjithë dëshmitarët e thirrur për të dëshmuar, si punonjës gjykate, efektivët e policisë që ruajnë gjykatën apo dhe persona që kanë qenë të pranishëm në momentin e ngjarjes, nuk kanë rrëfyer se kush ka qëlluar, kë kanë parë të qëllojë mbi viktimën apo dhe personat e plagosur.

Në vendngjarje janë gjetur 17 gëzhoja dhe pistoleta, të cilat iu nënshtruan ekspertizës kriminalistikenë atë periudhë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY