Vrasja e dy vëllezërve Shkami në Shkoder, ende në arrati Aleksandër Dushaj

Vrasja e dy vëllezërve Shkami në Shkoder, ende në arrati Aleksandër Dushaj

389
0
Shares

Deri në orët e para të mëngjesit të sotëm ende asnjë rezultat nuk ka pasur nga kërkimet për kapjen e 30 vjeçarit Aleksandër (Esat)Dushaj, autori i dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve Shkami në Drishtë të Shkodrës.
Operacioni policor i kryesuar nga FNSH-ja e Shkodrës dhe e mbështetur nga forcat RENEA dhe policia e Shkodrës nuk është konkretizuar akoma me kapjen e vrasësit të vëllezërve Skënder dhe Abdullah Shkami përkatësisht 50 dhe 61 vjeç. Kjo për shkak të terrenit të vështirë por edhe errësirës gjatë natës. Kërkimet për Dushaj vijojnë nga ajri dhe toka, ndërsa po përdoret edhe qeni i gjurmës. Mësohet se në aksion janë angazhuar rreth 70 efektivë, ndërkohë që e gjithë zona po mbahet nën vëzhgimin e agjentëve të policisë kriminale, pasi informacione të tjera sugjerojnë se autori ndodhet ende i fshehur brenda fshatit.
Policia bëri me dije dje se Dushaj është futur në një zonë të pyllëzuar dhe është i armatosur. Aksioni është duke u kryer në një terren të vështirë malor e të pyllëzuar, në pjesën veriore të fshatit Drisht.
Forcat e policisë janë porositur të bëjnë kujdes pasi autori mund të hapë zjarr mbi ta.
Vrasja e dyfishtë në Drishtë të Postribës u regjistrua rreth orës 11.30 minuta të ditës së djeshme (2 janar 2016).
Vëllezërit Shkami kishin dalë për vizitat e Vitit të Ri, pasi njëri prej tyre pikërisht Skënderi ishte kthyer në atdhe nga Londra ku jetonte, për të kaluar ndërrimin e viteve.
Ata u qëlluan me breshëri kallashnikovi nga bashkëfshatari i tyre, pas një konflikti që policia e specifikon për “motive të dobëta”.
Sipas bluve “shkaku i ngjarjes ka qenë për motive të dobëta, pasi autori ka kërkuar me këmbëngulje vajzën e viktimës Skënder Shkami, gjë e cila nuk është pranuar nga viktima”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY