Lezhë, policia jep detaje për vrasjen e ish-efektivit blu

Lezhë, policia jep detaje për vrasjen e ish-efektivit blu

72
0
Shares

Automjeti me të cilën udhëtonte viktima Dritan Lorenci, në momentin e atentatit

Policia e Lezhës ka dhënë detaje për ngjarjen e një nate më parë, ku në një atentat mbeti i vrarë një ish-efektiv i policsë rrugore.
Sipas noftimit zyrtar të drejtorisë së policisë së Qarkut të Lezhës, mësohet se rreth orës 20: 30 të mbrëmjes së kaluar në vendin e quajtur rruga nacionale Shkodër – Lezhë fshati “Mabë“ Lezhë, është vrarë nga persona ende të pa identifikuar shtetasi Dritan Lorenci 45 vjeç, banues në ish SMT Lezhë, ish punonjës policie, pranë Komisariatit Policisë Lezhë “Seksioni qarkullimit rrugore”.

dritan lorenci e vogel

Viktima, Dritan Lorenci

Vrasja e 45 vjeçarit ka ndodhur gjatë kohës që ky shtetas ka qene duke udhëtuar nga Shkodra për në Lezhë me automjetin me targë AA 479 KJ me ngjyre blu të tipit “Lançia”.
Fillimisht ngjarja është raportuar nga kalimtare të rastit si aksident rrugor, pasi automjeti ka përfunduar një parcele are.
Të njëjta burime saktësojnë se, me shkuarjen e grupit hetimore në vend ngjarje, u konfirmua se kishin të bënin me veprën penale të vrasjes me dashje, dhe dyshohet të jetë përdorur armë gjahu.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur si rezultat i përfshirjes së viktimës, në ngjarjen e datës 14. 10. 2011, të ndodhur pranë Gjykatës Rrethit Gjyqësore Lezhë, ku pas një konflikti për motive pronësie, ka gjetur vdekjen një shtetas si dhe janë plagosur pesë shtetas të tjerë, por po hetohet dhe në drejtime të tjera.
Për të bërë të mundur zbulimin dhe dokumentimin e autorëve të kësaj ngjarje të rëndë, janë ngritur disa pika kontrolli, si dhe janë shoqëruar 15 shtetas.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY