“The Telegraph”: Tony Bler i ndalohet “hyrja” në ambasadën britanike në Tiranë

“The Telegraph”: Tony Bler i ndalohet “hyrja” në ambasadën britanike në Tiranë

76
0
Shares

Toni Blerit i është ndaluar të qëndrojë në ambasadat britanike dhe të përdorë diplomatët për punë të tij tregtare. Një nga ambasadat që i ndalohet “hyrja” Tony Bler, është edhe ajo britanike, në Shqipëri.
Gazeta britanike “The Telegraph” zbulon se Ministria e Jashtme e Britanisë ka kërkuar parandalimin e përdorimit të pa përshtatshëm dhe të shmanget perceptimi se Bler apo figura të tjera përfaqësojnë qeverinë britanike.
edi rama - toni blerMinistria e Jashtme ka sqaruar se ish-kryeministrat apo ish-ministrat mund të përdorin ambasadat vetëm nëse janë për biznes zyrtar.
Bler ka përdorur burimet qeveritare jashtë vendit si dhe u ka kërkuar informacione ambasadave në vende si Kanadaja, Shqipëria dhe Maqedonia. Ai madje ka marrë dhe dokumente qeveritare përfshirë dhe kabllograme.
Urdhri ka ardhur pasi “The Telegraph” zbuloi se Bler ka bërë miliona paund që prej largimit si kryeministër në vitin 2007. Pasuria e tij përllogaritet 60 milionë paund.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY