Manovrat për të arritur në pistën e avionit ishin kryer dhe asgjë nuk do mund ta ndalte avionin e “Delta Airlines”, i cili nga Minneapolis po bënte fluturimin e fundit të ditës për në Memphis, SHBA. Asgjë përveç pilotit, i cili nga dritarja e tij, pa gjithë familjen në lot.
U ndal me shpejtësi dhe u kthye për të marrë familjen. I kuriozuar ai kërkoi informacione nga personeli në tokë dhe kështu që u kthye në heroin e familjes Short, e cila kishte ardhur nga Phoenix për të fluturuar drejt Memphis, ku mëngjesin pasardhës do të zhvillohej funerali i babait Jay, i ndarë nga jeta prej kancerit në moshën 56 vjeçare.
Për ta humbja e avionit do të thoshte mungesë në funeralin e tij. Piloti tha se kishte parë shumë trishtim në fytyrat e tyre dhe kur mësoi për historinë vendosi që të kthehej dhe ti merrte.
Kështu familja Short, vejusha Marica dhe tre fëmijët, nuk po u besonin syve kur avioni u afrua drejt tyre. “Janë kaq të rralla ngjarje të tilla. Është kaq e pazakontë që dikush të ndalet dhe të sillet kështu”, tha djali i të ndjerit Rick. Ndërkohë vajza tjetër, Nicole Weibel, e cila publikoi historinë e në Facebook, tha se nuk arrinte të përmbahej nga lotët.
Familja nuk i di emrat e plotë të pilotëve të cilët i ndihmuan të arrinin në kohë në funeral, por lexuan mbiemrat e tyre në mjetet e identifikimit dhe kështu shprehin falënderime për “Pilotët Adams dhe Anderson të fluturimit DL 3955 të 19 dhjetorit 2015 nga MPLSSt Paul në Memphis i Delta. Faleminderit nga thellësia e zemrës, u shpërblefshit dhjetë herë më shumë”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/