Lezhë, ndau tokat me dokumente false, arrestohet ish-shefi i Shërbimeve në komunën...

Lezhë, ndau tokat me dokumente false, arrestohet ish-shefi i Shërbimeve në komunën e Shëngjinit

94
0
Shares

Policia e Lezhës arreston ish-shefin e Shërbimeve në komunën e Shëngjinit.
Burimet zyrtare të policisë lokale bënë të ditur se sot, Specialistët e Seksionit kundër Krimit Ekonomiko – Financiar, kanë ndaluar personin në kërkim, Agostin Gjini, 51vjeç, banues në Ishull Lezhë, me funksion ish-shef i Shërbimeve (protokoll dhe arkivist) pranë Komunës Shëngjin.
Të njëjta burime saktësojnë se arrestimi i tij është vërë sepse, në kohën kur kryente funksionin e shefit të Shërbimeve pranë Komunës Shëngjin, në bashkëpunim me persona të tjerë të administratës publike të cilët janë ndaluar më parë nga policia, kanë shpërdoruar detyrën duke ndarë tokat si bujqësore në zonën turistike Kune – Shëngjin me dokumente të falsifikuar.
Gjykata e Apelit Shkodër me vendimin datë 18. 11. 2015 e ka dënuar me 1 vit burg për veprën penale “Shpërdorim detyre” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY