Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“La stampa” në Cërrik “me imamët që rekrutojnë për ISIS”

03/01/2016
“La stampa” në Cërrik “me imamët që rekrutojnë për ISIS”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Giordano Stabile, i dërguari i gazetës Italiane “La Stampa” ka bërë një reportazh në qytetin e Cërrikut rreth grupeve terroriste që rekrutojnë luftëtarë në Shqipëri.
“Jo-besimtarët dënohen në Kuran”, e nis shkrimin gazeta duke cituar imamin Kreshnik Çili, i cili punon si mekanik në një ofiçinë në Cërrik.
Sipas autorit të artikullit ky qytet është porta hyrëse në galaksinë e predikuesve xhihadistë shqiptarë, që vazhdojnë aplikimin e sheriatit në Ballkan dhe në bregdetin e Adriatikut.
Përsëri duke cituar imamin gazeta shkruan se Çili thotë pa hezitim, “Nuk është e drejtë të vrasësh femra, fëmijë apo të krishterë, por jo-besimtarët dhe ateistët janë të dënuar në Kuran”.
I dyshuar për pjesëmarrje në një rrjet rekrutuesish të luftëtarëve shqiptarë që kanë shkuar për të luftuar në Siri, Çili është në mbikëqyrje maksimale. Sipas gazetës italiane këtë e dëshmojnë furgoni dhe makina e policisë, që mbikëqyrin në një distancë të afërt.
Kundër tij nuk janë gjetur prova të mjaftueshme nga policia shqiptare ndaj imami gjendet i lirë. Xhamia që imami nga Cërriku drejton, është një nga ata që kanë refuzuar kontrollin nga Komuniteti Musliman Shqiptar.
Çili mohon se në zonë ka luftëtarë që kanë shkuar për të luftuar në Siri, apo të kthyer, por zona mes Kavajës dhe Cërrikut është ajo më e prekura, e cila monitorohet nga ekipet anti-terrorizëm.
“Është një Shqipëri e varfër”, theksohet në artikull duke përmendur zonën përreth lumit Erzen, ku cilësohen shtëpitë e vjetra dhe rrugët në të cilat vihet re vetëm tabela “Shitet”.
Sipas “La Stampa” rreth 40 xhihadistë të kthyer në Itali kanë kaluar përmes Ballkanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DITA 31/ Protestë maratonë që nga ora 10 paradite: “Rama jep dorëheqjen”

DITA 31/ Protestë maratonë që nga ora 10 paradite: “Rama jep dorëheqjen”

30/06/2026
DITA 29/ Protestuesi Kola: Rama duhet të shkojë në burg, t’i konfiskohet pasuria

Berisha në Asamblenë politike të PPE: Protestat qytetare një reagim i gjerë kundër qeverisë

30/06/2026
Gjiri i Lalzit, i rrëmben dallga – shpëtohen pesë persona

SPAK çon në gjykatë dosjen e Rrumit, tjetërsim pronash në Lalëz dhe Kepi i Rodonit

30/06/2026
Protesta para Policisë së Tiranës për 6 të arrestuarit: “Lironi çunat”

Protesta para Policisë së Tiranës për 6 të arrestuarit: “Lironi çunat”

30/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 31/ Protestë maratonë që nga ora 10 paradite: “Rama jep dorëheqjen”

DITA 31/ Protestë maratonë që nga ora 10 paradite: “Rama jep dorëheqjen”

30/06/2026
DITA 29/ Protestuesi Kola: Rama duhet të shkojë në burg, t’i konfiskohet pasuria

Berisha në Asamblenë politike të PPE: Protestat qytetare një reagim i gjerë kundër qeverisë

30/06/2026
Gjiri i Lalzit, i rrëmben dallga – shpëtohen pesë persona

SPAK çon në gjykatë dosjen e Rrumit, tjetërsim pronash në Lalëz dhe Kepi i Rodonit

30/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.