Donald Trump ka hedhur akuza shumë të forta ndaj ish-sekretares amerikane të shtetit, Hillary Clinton dhe presidentin Barack Obama për krijimin e ISIS, ndërsa po fliste në një tubim të Republikanëve në Biloxi, Mississippi.
Kandidati Republikan për President të SHBAve tha se Barack Obama dhe Hillary Clinton kanë krijuar shtetin Islamik ISIS po ashtu edhe trazirat në Teheran në Ambasadën e Arabisë Saudite si reagim ndaj ekzekutimit të klerikut mysliman, sheikut Nimr alNimr. “Në Teheran, ata po e djegin Ambasadën Saudite, a po e shihni? Ajo që po ndodhë atje është se Irani po dëshiron ta marr nën kontroll Arabinë Saudite. Gjithmonë këtë kanë dashur. Ata dëshirojnë naftën, e kuptoni? Gjithmonë këtë kanë dashur”, ka thënë Trump.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/