U bënë disa seanca që ministrat e LSI-së nuk marrin pjesë në punimet e parlamentit, por sot seancën e kanë bojkotuar edhe deputetët e kësaj partie.
Seanca e së enjtes ka nisur në orën 11:45 dhe asnjë deputet, ministër dhe madje as kreu i Kuvendit, Ilir Meta nuk ndodhen në sallë.
Veç socialistëve, në sallë ndodhen deputetët e LIBRA-s, Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi si edhe deputeti i përjashtuar nga PD, Mhill Fufi.
Nuk dihet nëse përfaqësuesit e LSI-së dhe PDIU-së kanë pasur një axhendë më të rëndësishme se seanca plenare ose nëse kjo braktisje ka lidhje me zhvillimet e fundit politike dhe kërkesën për qeveri besimi dhe dialog mes palëve.
Ndërkohë që edhe sot PD e zhvilloi seancën e saj në çadër, kur për 12 ditë bëhen 2 muaj nga ngritja e saj para Kryeministrisë. BW
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/