Pengmarrja e Vjollcës con në burg të tretin në Korcë

Pengmarrja e Vjollcës con në burg të tretin në Korcë

67
0
Shares

Në vijim të informacionit datë 24.12.2015, i cili bën fjalë për arrestimin e dy shtetasve, Urim Qazimaj dhe Mersin Myrtollari, për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit” kryer në bashkëpunim, ju informojmë se :

Policia e Korcës arrestoi në flagrancë shtetasin Qazim Qazimaj, 52 vjeç, banues në fshatin Pojan.

Arrestimi i tij u bë pasi, dyshohet se nga data 27 dhjetor 2015 deri në datën 02 janar 2016, ka mbajtur në banesën e tij, shtetasen Vjollca Dervishi, 24 vjeç, me qëllim që djali i tij, shtetasi Urim Qazimaj të dilte nga burgu, si edhe shtetasja V.SH, të përgënjeshtronte kallëzimin e datës 24.12.2015.

Më 24 dhjetor policia e Korcës arrestoi të birin e Qazimit, Urim Qazimaj, 23 vjeç, sëbashku me Mersin Myrtollari, 50 vjeç, banues në fshatin Porodinë-Korçë.

Arrestimi i tyre u bë pasi, këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin rrëmbyer forcërisht, për qëllim fitimi, nga banesa e saj, shtetasen Vjollca Dervishi, 24 vjeç.

Nga hetimet e kryera, rezulton se shtetasi Urim Qazimaj, e ka shitur disa herë 24 vjeçaren, në Maqedoni, në persona të ndryshëm, në këmbim të përfitimit material prej tyre (shumës prej 400 Euro)

Urim Qazimaj, kishte qëllim sërish, që të kalonte së bashku me 24 vjeçaren, në shtetin Maqedonas.

Por tri ditë pas arrestimit vajza nxori blof policinë duke deklaruar se të dy personat e arrestuar ishin miq të saj.

“Urimi erdhi të më marrë pasi e lajmërova unë. Isha e martuar në Maqedoni, por nuk jam shitur”, thotë ajo.
Përveç kësaj, vjollca Dervishi akuzon policinë se e ka detyruar të firmosë procesverbalin.
“Unë e dua Urimin, dhe ai është i pafajshëm. Policia më detyroi të firmos proces­verbalin. Nuk është e vërtetë që jam rrëmbyer dhe që jam shitur. Unë isha e martuar në Maqedoni, por nuk jam shitur. Urimi erdhi të më marrë bashkë me dajën e tij pasi e lajmërova unë”, rrëfen 24-vjeçarja.

Deklarimin ajo e ka bërë në kushtet e pengmarrjes nga i jati i Urimit, Qazimi, i cili u arrestua sot.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY