Një 52-vjeçar është arrestuar nga policia e Korçës pasi për nje jav ka mbajtur në shtëpi një vajzë, me qëllim që të ndryshonte kallëzimin penal bërë ndaj djalit të tij.
Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se Qazim Qazimaj është arrestuar, pasi dyshohet se nga data 27.12.2015 deri në datën 02.01.2015, ka mbajtur në banesën e tij, shtetasen V.SH, 24 vjeç, me qëllim që djali i tij, shtetasi Urim Qazimaj të dilte nga burgu, si edhe shtetasja V.SH, të përgënjeshtronte kallëzimin e datës 24.12.2015.
Më 24 dhjetortë vitit që lamë pas, djali i tij Urimi, 23 vjeç ka rrëmbyer me qëllim shitjen në Maqedoni, 24-vjeçaren nga fshati Dobranj. Mësohet se ai e kishte shitur disa herë të renë në shtetin fqinj, kundrejt shumës prej 400 eurosh, veprim që do e bënte sërish.
“Në vijim të informacionit datë 24.12.2015, i cili bën fjalë për arrestimin e dy shtetasve, Urim Qazimaj dhe Mersin Myrtollari, për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit” kryer në bashkëpunim, ju informojmë se : Nga ana e Specialistëve të Seksionit për Krimet e Rënda, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Qazim Qazimaj, 52 vjeç, banues në fshatin Pojan. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, dyshohet se nga data 27.12.2015 deri në datën 02.01.2015, ka mbajtur në banesën e tij, shtetasen V.SH, 24 vjeç, me qëllim që djali i tij, shtetasi Urim Qazimaj të dilte nga burgu, si edhe shtetasja V.SH, të përgënjeshtronte kallëzimin e datës 24.12.2015.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Krimeve të Rënda në Tiranë, për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit në rrethana lehtësuese” parashikuar nga neni 109/a i Kodit Penal.”- thuhet në njoftimin e policisë së Korçës.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/