Këshilli Kombëtar i Partisë Kristian Demokrate të Shqipërisë në mbledhjen e organizuar në Tiranë, miratoi me unanimitet dorëheqjen e ish-deputetit dhe kryetarit të mëparshëm, Mark Frroku.
Këshilli kombëtar vendosi që në bazë të statutit të partisë të mandatojë në këtë post avokat z.Dhimitër Muslia, i cili do të mbajë këtë detyrë deri në zhvillimin e Kongresit të radhës. Në mbledhje ishte e pranishme edhe deputetja e re e kësaj partie znj.Mirela Ferracaku, e cila u mandatua të mbajë postin e Sekretares së Përgjithshme të PKDSH.
Në këtë mbledhje të parë të Këshillit Kombëtar, pas dorëheqjes së Mark Frrokut, me mandatimin e kryetarit të ri të PKDSH, diskutimi u fokusua në zhvillimet politike në vend si dhe zgjedhjet e reja ne parti.
Pas dorheqjes së Frrokut, kryetar i PKDSH zgjidhet Dhimitër Muslia
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/