Vjollca Shkëmbi, 24-vjeçarja nga Korça, e rrëmbyer dhe e mbajtur peng ka ndryshuar dëshminë e saj.
Vjollca Shkëmbi ka dëshmuar se njerëzit e Urim Qazimajt e kërcënuan, dhe e mbajtën peng për 7 ditë në një banesë në fshatin Pojan të Korçës, nga i ati i njërit prej të arrestuarve. Ajo ka pranuar se është rrëmbyer e shitur 4 herë në Maqedoni dhe më pas kërcënuar me jetë që të mos tregonte asgjë se çfarë i kishin bërë.
“Urimi më shiti 4 herë në Maqedoni për 400 euro”, tha ajo.
Ndonëse herën e parë ajo tha se e donte Urim Qazimajn, i cili u arrestua bashkë me dajën e tij për rrëmbim personi; kësaj herë dëshmon tjetër gjë.
Edhe sipas policisë pengmarrja ka pasur qëllim përgënjeshtrimin e kallëzimit penal.
Policia
Më 24 dhjetor, policia e Korçës arrestoi dy persona, arrestoi Urim Qazimaj dhe Mersin Myrtollari, të akuzuar për rrëmbimin e 24-vjeçares, dhe shitjen e saj në Maqedoni për 400 euro.
Sipas policisë, dy të arrestuarit Urim Qazimi, 23 vjeç, dhe Mersin Myrtollari, 50 vjeç, në bashkëpunim me njeritjetrin, më 23 dhjetor në fshatin Dobranj – Devoll, kishin rrëmbyer forcërisht, për qëllim fitimi, nga banesa e saj, shtetasen Vjollca Shkëmbi, 24 vjeç.
“Nga hetimet e kryera, rezultonte se shtetasi Urim Qazimaj, e ka shitur disa herë 24-vjeçaren, në Maqedoni, në persona të ndryshëm, në këmbim të përfitimit material prej tyre (shumës prej 400 Euro) Urim Qazimaj, kishte qëllim sërish, që të kalonte së bashku me 24-vjeçaren, në shtetin Maqedonas”, thuhet në njoftimin e policisë.
Pas kësaj, Qazim Qazimaj, 52 vjeç, i ati i Urim Qazimajt njërit prej të arrestuarve dyshohet se ka mbajtur peng vajzën për 7 ditë me qëllim që djali i tij të dilte nga burgu, si edhe vajza me inicialet Vjollca Shkëmbi, të përgënjeshtronte kallëzimin e datës 24. 12. 2015.
“Arrestimi i Qazim Qazimaj u bë pasi, dyshohet se nga data 27. 12. 2015 deri në datën 02. 01. 2015, ka mbajtur në banesën e tij, shtetasen Vjollca Shkëmbi, 24 vjeç, me qëllim që djali i tij, shtetasi Urim Qazimaj të dilte nga burgu, si edhe shtetasja Vjollca Shkëmbi, të përgënjeshtronte kallëzimin e datës 24. 12. 2015″, informon policia e Korçës.
Për më shumë mund të lexoni edhe …
Pengmarrja e Vjollcës con në burg të tretin në Korcë
/web/Pengmarrja_e_Vjollces_con_ne_burg_te_tretin_ne_Korce_12148_1.php
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/