Prokuroria për rime të Rënda pezullon hetimin në Shqipëri për atentatin e dështuar ndaj kryetares së komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila dhe e transferon dosjen në Kosovë.
Mësohet se transferimi i dosjes së hetimit në ngarkim të atentatorit të penduar Gramoz Nokshiqi dhe bashkëpunëtorit të tij shqiptar të shpallur në kërkim, është bërë me kërkesë të autoriteteve të drejtësisë së Kosovës, ku ndodhet i arrestuar biznesmeni Mikel Qupi.
Sipas Prokurorisë, të gjitha veprimet e kryera në Shqipëri, si dëshmi, marrje provash apo edhe veprime të tjera hetimore janë dërguar në rrugë diplomatike në Kosovë për vazhdim hetimesh me qene se vepra penale është konsumuar brenda territorit të Kosovës.
Para disa javësh, 24-vjeçari Gramoz Nokshiqi u rrëfye para policisë për organizimin e vrasjes se kryetares së komunës së Gjakovës kundrejt 300 mijë eurove dhe sekretarit të përgjithshëm të kësaj komune kundrejt 30 mijë eurove.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/