Kryetari i grupit të këshilltarëve demokratë në bashkinë e Tiranës ka denoncuar sot shtimin e papunësisë dhe varfërisë, përkundër pasurimit të kryebashkiakut Erion Veliaj dhe familjarëve të tij.
Për Leonard Ollin në 5 muaj të drejtimit të bashkisë nga Erion Veliaj, vëllait të tij (Arbi Veliajt), i është trefishuar pasuria.
Olli ka denoncuar gjithashtu edhe vendimet e fundit të këshillit bashkiak që sipas tij janë marrë në këmbim të ryshfeteve të marra prej kryebashkiakut Erion Veliaj.
Mesazhi i plotë i Leonard Ollit në “Facebook”
“Erion Veliaj, talenti për të mashtruar dhe guximi për të vjedhur. Në 5 muaj vetëm vendime që shtojnë papunësinë dhe varfërinë, por rrisin pasurinë e Veliajt dhe familjarëve të tij. Vetëm pasuria e të vëllait është trefishuar nga puna e mire e ‘Lali’ Erit. Në 5 muaj hoqi 1000 persona nga puna, rriti tasat me 50 milionë dollarë, dha me koncesion Parkun Rinia për të bashkëndarë mbi 500 milionë dollarë në 35 vitet e ardhshme, mori ryshfete të majme për të rritur mesnatën e fundvitit çmimin e biletës, e cila çdo vit do të sjellë në xhepat e Veliajt dhe ortakëve të tij 6 milionë dollarë që u merren pa mëshirë qytetarëve!”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/