Si i sheh “Zëri i Amerikës” premtimet e pa përmbushura të Adriatik...

Si i sheh “Zëri i Amerikës” premtimet e pa përmbushura të Adriatik Llallës

77
0
Shares

“Zëri i Amerikës” i kishte kushtuar sonte, dy kronika bilancit 6-mujor të Prokurorisë së Përgjithshme, në luftën kundër krimit financiar. Ajo që binte në sy në të dyja raportimet, ishte fraza “Drejtues të saj kanë deklaruar disa herë se po përgatitin arrestime të zyrtarëve të lartë, por ato nuk kanë ndodhur”.
Megjithëse jo i përmendur me emër nga “Zëri i Amerikës”, ka qenë vetë kryeprokurori Adriatik Llalla vetë i cili në mënyrë të përsëritur në daljet publike dhe para medieve, ka paralajmëruar “arrestime zyrtarësh të lartë”, duke mos e përmbushur këtë premtim.
Duke renditur më pas shifrat e publikuara sot nga prokuroria e Përgjithshme, “Zëri i Amerikës” evidentonte gjithashtu se, “me këto shifra mbi krimin ekonomik prokuroria po tregon rezultatet ndaj krimit të organizuar, ndonëse të gjitha rastet janë çështje hetimore të nivelit të ulët.
Prokuroria shqiptare është kritikuar shpesh megjithatë për vonesa në hetime, për mosveprim në ngjarje që lidhen me nivele të larta të pushtetit.
Drejtues të saj kanë deklaruar disa herë se po përgatitin arrestime të zyrtarëve të lartë, por ato nuk kanë ndodhur.
Politikanë kryesorë janë shprehur se prokuroria është bërë pjesë e kulturës së mosndëshkimit të krimit, i cili është futur në shumë institucione dhe fusha të jetës së vendit.
Pritshmëria ndaj organit të akuzës është e lartë për shkak të korrupsionit në administratë, krime të reja dhe të vjetra, që rëndojnë opinionin publik, që mbeten sfida shumëvjeçare për hetuesit sepse dyshohet që në to janë përzier politikanë dhe zyrtarë të njohur në vend…”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY