Viktima, Ismet Xhani
Autori i vrasjes së ndodhur të hënën në Kajavë ka rrëfyer për policinë arsyet e krimit. Xhevdet Saraçi ka dëshmuar se bashkëfshatarin e tij, Ismet Xhani e ka qëlluar për shkak se i ka prerë plepin.
“E qëllova se më preu plepin. I thashë të ikte, por nuk më dëgjoi dhe pastaj e qëllova”, shprehet 56-vjeçari.
Saraçi ka shprehur pendesë për vrasjen e 30-vjeçarit, babai i një fëmije të vogël.
“Tani ndihme i penduar, por më detyroi ta qëlloja se kisha frikë mos më merrte pushkën dhe më vriste”, ka rrëfyer 56-vjeçari.
Xhevdet Saraçi vrau të riun pasi ky i fundit preku degët e një plepi pranë shtëpisë së Saraçit, dru të cilët do t’i përdorte për t’u ngrohur.
Autori tentoi të largohej nga fshati për t’u fshehur, por vetëm një orë pas ngjarjes u arrestua nga policia së bashku me armën e krimit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/