Reforma e Drejtësisë, mazhoranca tërheq doraftin e saj, bazë do të jetë...

Reforma e Drejtësisë, mazhoranca tërheq doraftin e saj, bazë do të jetë dokumenti Venecias

116
0
Shares

Ka përfunduar tryeza e ekspertëve për Reformën në Drejtësi. Në përfundim të kësaj tryeze, Enkelejd Alibeaj deklaroi për mediat se, u ra dakord për të punuar mbi dokumentin e Komisionit të Venecias. Bazë do të jetë dokumenti i Komisionit të Venecias.
“Kjo ishte mbledhja e parë për diskutimin e opinionit të Komisionit të Venecias. Pas diskutimeve të gjata, sepse më duhet të them që nuk ishin të lehta, u ra dakord që diskutimi i mëtejshëm është pikërisht ky: Dokumenti i vetëm, bazë mbi të cilën të gjithë ekspertët e të gjitha krahëve të jetë dokumenti, opinioni i miratuar nga Komisioni i Vencias, dokument ky që është i qartë, nuk krijon asnjë lloj keqkuptimi apo dykuptimësie. Opinion që ka thënë qartë se çfarëdolloj reformë që duhet të kryhet nuk duhet të kapë sistemin e drejtësisë. Ky është një hap përpara, i ndrojtur, por është një hap përpara, sepse kjo lloj procedure e instaluar sot shpresoj që të vazhdojë edhe në ditët një vijim”, u shpreh Alibeaj.
Po ashtu Enkelejd Alibeaj bëri të ditur se drafti i paraqitur disa ditë më parë është tërhequr.
“Drafti i paraqitur para disa ditësh nuk është draft i komisionit, është një dokument i ekspertëve, por jo i komisionit. I vetmi dokument që do punohet dhe mund të punohet është opinioni i Komisionit të Vencias. Të gjithë ekspertët në atë tryezë të rrumbullakët thjesht dhe vetëm do të identifikojnë çështje të cilat janë të diskutueshme dhe do të identifikojnë edhe zgjedhjen përkatëse më të mirë nën germën dhe frymën e Komisionit të Venecias, së bashku në kushte barazie. Ky ishte konstatimi që unë thashë, pavarësisht shiut, ky duket se është si me bereqet”, përfundoi Alibeaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY