Punëtorët e “Alegria Resort” në Beacon Hill, Boston zbuluan një 27-vjeçare latine me prerje në qafën e saj duke luftuar për jetën në një dhomë të hotelit ku ajo dhe partneri i saj ishin duke qëndruar, ndërkohë që një 31-vjeçar shqiptar u gjet në afërsi të bregdetit me prerje të ngjashme në qafë, mëngjesin e së mërkurës.
Punonjësit e sigurisë së resortit lajmëruan menjëherë policinë e cila mbërriti me urgjencë bashkë më ndihmën e shpejtë ku gjetën gruan latine të plagosur në dhomë.
Personeli i ambulancës i dha ndihmën e parë dhe e transportoi në qendrën mjekësore St.Maarten për trajtim të mëtejshëm por gjatë rrugës gruaja humbi jetën.
Më pas trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar u transportua nga policia nga skena e krimit. Nuk dihet se çfarë ka ndodhur dhe është e paqartë mënyra e vdekjes së tyre, por sipas dëshmitarëve, dy të rinjtë kishin pasur një debat të nxehtë gjatë orëve të para të mëngjesit.
Zëdhënësi i policisë, Kryeinspektori Ricardo Henson tha: “Gjatë kësaj përleshjeje të dy palët u plagosën rëndë, ndoshta nga përdorimi i një objekti të mprehtë.”
Gjithë resorti është rrethuar nga policia ashtu si edhe skena e krimit, ndërsa efektivët po përpiqen të marrin dëshmi për ngjarjen. Identiteti i viktimave nuk bëhet i ditur.
…
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/