Horoskopi, 5 Janar 2016/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU

Horoskopi, 5 Janar 2016/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU

99
0
Shares

Dashi
Me disa shqetësime ka të ngjarë të fillojnë kjo ditë. Mundohuni për të menaxhuar më mirë kohën që keni në dispozicion. Duhet të gjeni një kompromis të mirë që ju lejon për të realizuar ëndrrat tuaja dhe ambiciet. Për sa i përket sektorit profesional, një punë e re mund t’ju shfaqet në horizont.

Demi
Horoskopi për të martën do të jetë një ditë e qetë, sidomos në dashuri. Për ata që janë në çift, dashamirësia e Hënës ju mundëson qetësi dhe momente relaksi në shoqërinë e miqve. Momente pozitive parashikohen për beqarët të cilët janë në kërkim të dashurisë. Shfrytëzojeni momentin pasi jeni mjaft tërheqës dhe asgjë nuk do kalojë pa u vënë re.

Binjakët
Disa armiqësi do të bëjnë që ju të humbisni besimin në veten tuaj. Marsi në shtëpinë e gjashtë nuk do të bëjë asgjë për t’ju inkurajuar kështu ju do të përfshiheni nga një gjendje ku do tundoheni të hiqni dorë nga ambiciet tuaja. Por përballja me një person me përvojë do ju kthejë me këmbë në tokë dhe ju do ja dilni mbanë.

Gaforrja
Horoskopi për ju parashikon një ditë mjaft pozitive kjo si pasojë e favorizimit të Hënës në shenjën tuaj. Kujdes duhet të tregojnë ata që përpiqen për të frenuar entuziazmin tuaj, pasi ju do të keni arsyet e nevojshme për të mbrojtur veten nga ata që nuk besojnë në aftësitë tuaja dhe që përpiqen t’ju kufizojnë.

Luani
Vështirësitë e hasura për të arritur dëshirat tuaja janë shumë. Nëse jeni të dekurajuar, ajo që duhet të bëni është bërja e një analizë të kujdesshme mbi të mirat dhe të këqijat e situatës. Por duhet të tregoheni të kujdesshëm që objektiv për mundësitë reale të jetë suksesi. Ju duhet të përpiqeni për të realizuar planet tuaja të ardhshme.

Virgjëresha
Yjet për ju parashikojnë që këtë të martë të mbështeteni te Hëna dhe Plutoni. Nëse do të përballeni me disa vështirësi të papritura, mos u frikësoni, ju keni njohuri të shkëlqyera për t’i dhenë zgjidhje më shumë se një çështjeje delikate. Për sa i përket dashurisë, është koha për të hedhur më shumë dritë mbi natyrën e ndjenjave tuaja.

Peshorja
Tensionet e mundshme në dashuri mund të prishin këtë ditë ku kishit plotë qëllime të mira. Hëna dhe Urani janë kundër jush dhe kjo ju prek duke ju bërë të padurueshëm dhe reagimet tuaja të pamenduara do të shkaktojnë trazira në marrëdhënien tuaj. Megjithatë së shpejti ju do të arrini qëllimet tuaja. Financat paraqiten të stabilizuara.

Akrepi
Yjet për sot parashikojnë një ditë të qetë për ju. Këtë të martë jeni të favorizuar nga mbështetja e disa planetëve në favorin tuaj në qiellin astral. Vendimet do t’ju çojnë drejt qëllimeve tuaja, në mënyrë që të jeni optimist dhe të vendosur. Në dashuri kujdesuni të gjeni kohën e duhur edhe për partnerin, momente të bukura ju presin.

Shigjetari
Këto pushime kanë qenë të dobishme për ju për të reflektuar mbi atë që ju i konsideroni si vendime të mira që do të ndërmerren në lidhje me të ardhmen tuaj. Tani është koha për të vepruar, nuk paraqiten vështirësi. Shumë risi priten t’ju shoqërojnë në jetën tuaj të përditshme.

Bricjapi
Horoskopi për ditën e martë do ta ketë shumë të vështirë për t’ju mbështetur. Shumë planetë do t’ju duket sikur janë në armiqësi me ju, por në të vërtetë ata do ju ndihmojnë që të vendosni me kujdes për disa zgjedhje të rëndësishme që mund të ndikojnë në të ardhmen tuaj. Në dashuri mund të përjetoni një kohë krize në të cilën është e vështirë të rezistojë lumturia.

Ujori
Dita paraqitet pozitive dhe e qetë, ku ju do të jeni në gjendje të përfundoni disa vepra të vjetra që kanë mbetur ende pezull. Nëse ju keni dyshime në dashuri, do bënit mirë që të flisnit hapur me partnerin. Sot është një ditë e mirë për të rivendosur një dialog të mirë dhe për të gjetur mirëkuptimin. Për beqarët ka shumë variante takimesh me miq të rinj si dhe hapësira për flirtime.

Peshqit
Ju duhet të merrni sërish një pushim. Edhe pse festat kanë përfunduar, në të vërtetë ju keni pasur pak kohë të kuptoni se cilat janë dëshirat tuaja reale dhe ambiciet tuaja personale. Mundohuni për të krijuar një dialog të sinqertë me partnerin, i cili do të këshillojë rrugën e drejtë të lumturisë tuaj. Në planin financiar duket se gjërat po shkojnë në drejtimin e duhur, kjo ju jep mundësinë edhe për ndonjë shpenzim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY