Ja ushqimet që duhen konsumuar që të kënaqeni plotësisht në seks

Ja ushqimet që duhen konsumuar që të kënaqeni plotësisht në seks

101
0
Shares

Ka shumë faktorë të cilët mund të ndikojnë në jetën seksuale, mosha, shëndeti, jetesa, dhe e fundit, por më e rëndësishmja, ajo se si ndjeheni në marrëdhënie.
Edhe pse ka shumë shtesa që mund ta rrisin epshin tuaj, ju duhet ta dini se çfarë ju duhet në të vërtetë.
Studime të shumta zbulojnë se mungesa e hekurit mund të ketë një ndikim të keq në epshin tuaj, duke përfshirë mundësinë për të arritur orgazmë, transmeton GazetaExpress.
Një studim konfirmoi se gratë të cilat morën hekur për të mbushur mungesën, kishin një përmirësim të mahnitshëm në jetën e tyre seksuale.
Ushqimet e pasura me hekur, si mishi i kuq, ushqimet e detit, fasulet, dhe perimet si spinaqi ju ndihmojnë që të plotësoni mungesën e hekurit.
Ushqimet e tjera të cilat mund të përmirësojnë jetën tuaj seksuale janë edhe djathi, qumështi, vezët, bananet, pjeshkat, arrat, lajthitë dhe kikirikët.
Në fakt, të gjitha këto rrisin nivelin e dopaminës, një substancë përgjegjëse për rritjen e dëshirës seksuale.
Për më shumë, çokollata e zezë rritë nivelin e serotoninit, apo hormonit të lumturisë, duke çuar në një epsh më të fortë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY